|
Mitrovicė: njė varg projektesh nė infrastrukturė
Mitrovicė, 21 prill 2004 - Mustafė Pllana, kryeshefi i ekzekutivit tė Kuvendit Komunal nė Mitrovicė, njoftoi gazetarėt me pėrpjekjet e pushtetit lokal pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve mitrovicas, tė cilėt ballafaqohen me probleme tė ndryshme, veēanėrisht ato tė infrastrukturės.
Pllana pėrmendi njė numėr tė madh projektesh, disa prej tė cilave tanimė veē kanė filluar tė realizohen. Projekti mė kapital qė pėrmendet dhe qė pritet tė pėrfundojė deri nė muajin maj tė kėtij viti, ėshtė faza e dytė e ndėrtimit tė ujėsjellėsit nė fshatin Kqiq i Madh, nė vlerė prej 251 mijė euro, mjete kėto tė siguruara nga buxheti komunal.
Ndėrsa njė projekt tjetėr qė gjithashtu ėshtė nė pėrfundim e sipėr, sipas tij, ėshtė ai pėr instalimin e ashensorėve nė 6 ndėrtesa shumėkatėshe nė qytet, qė ka kushtuar 120 mijė euro. Edhe kėto mjete, thotė Pllana, janė ndarė nga buxheti i komunės.
Deri nė fund tė muajit maj tė kėtij viti, thotė kryeshefi i ekzekutivit, pritet tė pėrfundojė edhe projekti pėr rinovimin e qendrės sė sporteve tė vogla Fatime Gjaka, pėr realizimin e tė cilit Ministria e Kulturės ka ndarė 76.000 euro.
Sipas tij, tanimė ka pėrfunduar projekti pėr instalimin e ngrohjes nė qendrėn e kulturės Rexhep Mitrovica, kurse nė pėrfundim e sipėr ėshtė edhe ndriēimi publik i qytetit.
Ndėrkaq, nė procedurė e sipėr, pohoi ai, ėshtė zgjedhja e implementuesve pėr realizimin e projektit pėr pastrimin e bodrumeve tė ndėrtesave nė qytet, mandej pėr projektin e pastrimit tė rrugėve nė qytet, gjelbėrimin e qytetit.
ECIKS/Biznesi
|