Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Makinat kosovare nuk paguajnė dėmet nė Shqipėri


Trianė, 19 prill 2004 - Nėpėr rrugėt e Shqipėrisė lėvizin shumė automjete me targa kosovare tė cilat normalisht duhet tė jenė tė siguruara pėr dėmet qė mund tė shkaktojnė apo pėr pėrgjegjėsi tė tjera qė mund tė kenė ndaj tė tretėve. Nė rast aksidenti kėto dėme mbulohen nga shoqėria e sigurimit tek e cila ato janė tė siguruara. Por nėse kjo ėshtė procedura normale, nė shumė raste nuk ndodh kėshtu. Janė disa raste ku automjetet me targa kosovare shkaktojnė dėme brenda territorit shqiptar dhe kėto nuk mbulohen nga kompania e sigurimit ku automjeti ėshtė i siguruar. Kjo me njė farė tė drejte pasi kompanitė kosovare tė sigurimit mbulojnė dėmet e shkaktuara nga makinat kosovare vetėm nė qoftė se kėto tė fundit janė tė pajisura me kontratėn e sigurimit tė automjeteve “TPL Kosova Plus”. Kjo ėshtė njė kontratė sigurimi qė u miratua nga marrėveshja e mirėkuptimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės (tė pėrfaqėsuar nga UMNIK-BPK) dhe qė mundėson lėvizjen e lirė tė automjeteve kosovare nė Shqipėri. Por autoritetet shqiptare nė pikat kufitare (policia) nė kėtė kuadėr tė lėvizjes sė lirė nuk ua kėrkon tė gjitha automjeteve kosovare “TPL Kosova Plus”, duke i lejuar ato tė hyjnė nė territorin shqiptar. Por kėto automjete mund tė mos jenė tė pajisura me kėtė produkt dhe si tė tilla ato nuk janė tė siguruara pėr dėmet qė mund tė shkaktojnė. Nė rast se kėto automjete shkaktojnė dėme brenda territorit shqiptar, kėto dėme nuk rimbursohen pavarėsisht se automjeti ėshtė i siguruar nė njė kompani sigurimi nė Kosovė. Sipas Avni Ponarit, drejtor i pėrgjithshėm i shoqėrisė sė sigurimit SIGAL, janė rreth 30 raste dėmesh nga automjetet kosovare qė janė tė pazhdėmtuara pėr shkakun e pėrmendur mė sipėr.

Marrėveshja
Memorandumi i mirėkuptimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės ėshtė njė marrėveshje qė u lidh midis UMNIK-BPK dhe Byrosė Shqiptare tė Sigurimit. Kjo marrėveshje u lidh me qėllim tė lėvizjes sė lirė tė automjeteve nė dy vendet. Kėshtu, sipas marrėveshjes, parashikohet qė tė gjitha automjetet me targa regjistrimi shqiptare lejohen tė hyjnė nė territorin e Kosovės me kontratėn pėr sigurimin e automjeteve (TPL e brendshme shqiptare). Nė kėtė pikė duket qartė se pėr automjetet shqiptare lėvizja nė Kosovė mund tė bėhet vetėm me TPL-nė e brendshme, e cila ėshtė e vlefshme edhe pėr territorin e Kosovės, pa patur nevojė pėr tė marrė njė sigurim shtesė siē ndodh nė rastin kur ato lėvizin nė tė gjitha vendet e tjera, ku automjetet duhet tė pajisen me kontratėn e sigurimit kufitar. Nė kundėrshtim me kėtė Memorandumi i Mirėkuptimit parashikon qė tė gjitha automjetet me targa kosovare mund tė hyjnė lirisht nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė duke paraqitur nė pikat e kalimit kufitar kontratėn e sigurimit tė automjeteve (TPL Kosova Plus). Pra, automjeteve kosovare u duhet tė pajisen mė njė produkt shtesė (TPL Kosova plus) qė tė mund tė lėvizin lirisht nė territorin shqiptar, ndėrkohė qė automjeteve shqiptare kjo lėvizje e lirė u sigurohet vetėm me kontratėn e sigurimit TPL, qė ėshtė e detyrueshme tė merret pėr lėvizjen brenda territorit shqiptar.
Memorandumi i Mirėkuptimit ėshtė njė marrėveshje qė u propozua nga autoritetet e sigurimeve tė administruara nga UMNIK-Kosovė dhe qė u pranua nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, me miratimin e Kėshillit tė Byrove nė Londėr. Kjo marrėveshje mundėsoi lėvizjen e lirė tė automjeteve nė Kosovė pasi automjetet kosovare nuk mund tė pėrdornin Kartonin Jeshil dhe nuk kishin asnjė mundėsi pėr tė lėvizur jashtė territorit tė Kosovės, ndėrkohė qė motoristėt e huaj ishin tė detyruar tė lidhnin kontratė kufitare pėr tė hyrė nė territorin e Kosovės, pavarėsisht se ata ishin tė pajisur me Kartonin Jeshil.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail