|
Kryeministri pėruroi banesat e renovuara nė Prishtinė
Prishtinė, 16 prill 2004 - Kryeministri Bajram Rexhepi, i shoqėruar nga ministrat Bexhet Brajshori, Ethem Ceku, si dhe nga zėvendėsadministratori Charles Brayshaw dhe pėrfaqėsuesit e vendeve tė Quint-it pėruruan tė ejten kompleksin e renovuar tė banimit nė Ulpianė tė Prishtinės e cila ishte dėmtuar gjatė protestave tė 17 dhe 18 marsit, njofton Zyra pėr Informim e Kryeministrit.
Riparimi i kompleksit tė banesave me serbė ėshtė bėrė nga fondi i Qeverisė sė Kosovės.
Me rastin e pėrurimit tė objektit tė renovuar, kryeministri Rexhepi u shpreh se pas dy javėsh punė po bėjmė pėrurirmin solem tė kėsaj ndėrtese, e cila dy javė mė parė i ka ngjarė njė godine tė djegur sikurse nė Irak, ndėrsa sot ajo ėshtė e gatshme pėr banim.Me renovimin e kėtij objekti Qeveria e Kosovės dėshmon gatishmėrinė pėr tė marrė pėrgjegjėsi dhe kompetenca. Por, ky ėshtė vetėm njė hap i parė, ndėrsa brenda dy javėsh do tė fillojė riparimi edhe i shtėpive tė djegura nė qyetet tjera tė Kosovės. Sa i pėrket kishave dhe monumeteve tjera fetare do tė bėhet njė vlerėsim i veēantė nė bashkėpunim me ekspertėt ndėrkombėtarė dhe mė pastaj do tė bėhetė riparimi i tyre, theksoi kryeministri Rexhepi.
Me kėtė rast kryeministri Bajram Rexhepi gjithashtu u shpreh se ėshtė i domosdoshėm integrimi I pjesėtarėve tė minoritetit serb nė shoqėrinė e Kosovės dhe se ata duhet ta kuptojnė se problemet e tyre nuk do tė zgjidhen nė Beograd, por nė Prishtinė, thuhet nė fund tė komunikatės.
ECIKS
|