|
OEK: 'Privatizimi i ndėrmarrjeve nė rreth vicioz'
Prishtinė, 16 prill 2004 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ėshtė pėrgjegjėse pėr privatizimin e 478 ndėrmarrjeve shoqėrore, tė identifikuara pėr tiu nėnshtruar procesit tė privatizimit nė Kosovė, mirėpo ajo duke e bllokuar privatizimin dhe duke mos arritur ti ringjallė kėto ndėrmarrje, ėshtė shndėrruar vetė nė njė agjenci tė paralizuar apo thuajse tė vdekur. Kjo agjenci sot i ngjan njė ndėrmarrjeje shoqėrore tė cilėn pėr ēdo ditė e mė shumė po e shkel koha. Ngjashėm si nė ndėrmarrjet shoqėrore, edhe nė AKM nuk ka fare prodhim tė rezultateve dhe tė efekteve tė misionit qė ka ky institucion. Me njė fjalė, AKM-ja i plotėson kushtet qė tė futet nė njė proces privatizimi, pėrkatėsisht tė transformimeve tė mėdha, tė bartjes sė pėrgjegjėsive qė ka dhe tė ndėrrimit tė udhėheqjes sė saj.
Nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, nėnkryetari Mustafė Ibrahimi thekson se procesi i privatizimit tashmė ka hyrė nė njė rreth vicioz. Nuk dihet nga ėshtė filli e nga fundi, - thotė ai. Duke instaluar nė zbatimin e ligjeve tė aplikueshme edhe propozimin e krerėve tė AKM-sė pėr ngarkesėn e blerėsit tė ri me borxhet e vjetra, sipas Ibrahimit, privatizimi praktikisht ėshtė paralizuar. Ky bllokim ai thotė se e ka rrėnuar sigurinė juridike tė Kosovės sepse zyrtarėt e AKM-sė po mohojnė dhe po i shkelin rregulloret qė vetė i kanė miratuar. Me kontestimin e fituesve tė tenderave dhe zvarritjen pėr gjashtė muaj tė nėnshkrimit tė kontratave pėr kalim tė pronėsisė tė fituesit e tenderave, janė shkelur parimet e pacėnueshmėrisė sė pronės private. Nė Odėn Ekonomike mendojnė se aktualisht ekonominė shoqėrore e administron njė grup i vogėl i tė punėsuarve ndėrkombėtarė dhe vendorė nė AKM, tė cilėt nuk kanė kapacitet dhe as vullnet pėr tė administruar as ēerekun e ndėrmarrjeve shoqėrore e aq mė pak ato publike.
UNMIK-u pareshtur deklarohet se privatizimi po ecėn me ritme normale dhe nuk ngurron aspak ti japė datat se kur do tė shpallė tenderat e rinj, por gjerė mė tani kėto deklarata dhe premtime kanė dal tė jenė boshe. Sipas nėnkryetarit tė OEK-ut, nėse nuk ka vullnet UNMIK-u apo AKM-ja qė ta vazhdojė procesin e privatizimit me ritme normale, atėherė le tia japė kėtė pėrgjegjėsi qeverisė sė Kosovės, duke e kompletuar legjislacionin pėr privatizim edhe me ligjin mbi tokėn pėr ndėrmarrjet, tė cilat do tė futen nė procedurėn e likuiditetit.
Procedurat e reja
Ndėr ekspertėt e ekonomisė dhe ata tė komunitetit kosovar tė biznesit dominon mendimi se miratimi i ndryshimeve tė politikave operacionale, tė propozuara nga AKM-ja, ėshtė bllokim total i privatizimit, respektivisht se privatizimi duhet tė vazhdojė me procedurat ekzistuese. Vlerėsohet se ndėrprerja e procesit tė privatizimit u ka kushtuar dėme tė mėdha ndėrmarrjeve shoqėrore, punėtorėve dhe ekonomisė nė tėrėsi.
ECIKS / Biznesi
|