|
Durrėsi promovon ofertėn turistike nė Prishtinė
Prishtinė, 15 prill 2004 - Pėrfaqėsuesit e qytetit tė Durrėsit promovuan sot nė Prishtinė ofertėn e tyre turistike pėr sezonin e sivjet shėm. Nė kėtė promovim zyrtarėt e qarkut tė Durrėsit thanė se zona e tyre turistike ėshtė shumė atraktive pėr turistėt e Kosovės, dhe sipas tyre kushtet e infrastrukturės janė pėrmirėsuar dukshėm. Niveli i sigurisė pėr turistėt do tė jetė i lartė, thanė mysafirėt nga Durrėsi, duke shtuar se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė pritja e pushuesve nga Kosova tė jetė mė e mirė se viteve tė kaluara. Prefektja e Durrėsit, Ingrid Shuli, tha se kosovarėt tashmė i njohin bukuritė e plazhit tė Durrėsit si dhe mikpritjen e kėtij qyteti. "Qeveria shqiptare ka vlerėsuar turizmin si degė prioritare tė ekonomisė dhe i kushton vemendje tė posaēme", tha zonja Shuli, duke shtuar se po zhvillohen politika tė tilla zhvillimi qė plotėsojnė kėrkesat e ēdo turisti. Ajo tha se janė harmonizuar programet e disa ministrive, si pėr infrastrukturė, nė ruajtjen e rendit, tė shėndetit, mjedisit, sigurimin e lehtėsisė sė hyrjes sė turistėve nė Shqipėri nėpėr pikat doganore etj. Ndėrkaq kryetari Bashkisė sė Durrėsit Lefter Koka tha se zona turistike do tė zgjerohet dhe do tė bėhet rritja e cilsisė sė shėrbimeve publike, ngritja e kontrollit tė ushqimit, pėrmirėsimi i gjendjes me ujė tė pijshėm etj. Drejtori i drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Durrėsit Milto Korda pėrkujtoi se gjatė vitit tė kaluar nuk ėshtė shėnuar asnjė incident, duke premtuar se niveli i sigurisė edhe gjatė kėtij viti do tė jetė i lartė ngase janė marrė njė sėrė masash.
ECIKS / Balkanweb
|