Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Ndryshime nė kreun e KEK-ut dhe PTK-sė


Prishtinė, 13 prill 2004 - Kompanitė publike nė Kosovė si Korporata Elektroenergjetike dhe PTK-ja, tė cilat menaxhohen nga UNMIK-u, konsiderohen ndėr dėshtimet mė tė mėdha tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė nė 5 vitet e fundit. Nė KEK janė investuar rreth 1 miliard euro, ndėrsa vendi ende ballafaqohet me reduktime tė energjisė, nė PTK qarkullimi ditor ėshtė 1 milionė euro, mirėpo deri mė tani asnjė cent nga kėto tė ardhura nuk ėshtė derdhur nė arkėn e Kosovės. Pėr kėto mjete dinė vetėn disa ndėrkombėtarė dhe njė pjesė e vogėl e personelit kosovar. Qeveria e Kosovės vazhdimisht kundėrshton menaxhimin e kėtyre ndėrmarrjeve nga UNMIK-u dhe kėrkon transparencė pėr shpenzimin e mjeteve. UNMIK pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me qeverinė vendore, ka vendosur qė t\'i flijojė menaxherėt e deritanishėm tė KEK-ut dhe PTK-sė. Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) qė nga java e kaluar drejtohet nga Piet Fallingit. Ndėrkohė qė kompania tjetėr publike, Postė Telekomi i Kosovės pas dy javėsh do tė drejtohet nga Gevin Xhefri, i cili ėshtė zgjedhur drejtor i ri pėrgjithshėm. Muajin e shkuar, UNMIK-u, nė bashkėpunim me qeverinė e Kosovės morėn vendim pėr shkarkimin e Ēarls Braunit, i cili ėshtė kritikuar si jokooperues me institucionet vendore, dhe zgjodhėn Pit Fajllingun menaxher tė ri nė KEK. Shkarkimi i Braunit dhe zgjedhja e Fajllingut nė krye tė KEK-ut, u bė me insistimin e qeverisė, si dhe donatorėve mė tė mėdhenj qė veprojnė nė Kosovė pas shtyrjes sė procesit tė zgjedhjes sė drejtuesit tė ri nė kėtė korporatė. Kurse edhe ndėrrimet nė PTK, burime tė gazetės thotė se kanė ardhur si rezultat i insistimit tė qeverisė sė Kosovės dhe donatorėve tė mėdhenj.


Qeveria kundėrshton shpėrblimin e menaxherėve tė dėshtuar
UNMIK-u, sipas burimeve tė “Biznesit”, ka tentuar qė Ēarls Braunin ta bėjė drejtor tė ri nė PTK, mirėpo kjo ide ėshtė hedhur poshtė nga Qeveria e Kosovės dhe donatorėt. Drejtori i ri nė KEK, Pit Fajlling, i shkolluar pėr inxhinieri dhe menaxhim biznesi, sjell me vete mė shumė se 30 vjet pėrvojė nė sektorin e energjisė elektrike nė Afrikėn e Jugut dhe nė Nigeri. Ai shėrbeu nė Bordin e Drejtorėve tė ESKOM-it nė Afrikėn Jugore (furnizuesi i 5-tė sipas madhėsisė nė botė), pastaj ka menaxhuar Korporatėn e Energjisė nė Afrikėn e Jugut dhe e ka transformuar konglomeratin e energjisė nė Nigeri. Detyra e tij nė KEK ėshtė drejtimi i ndėrmarrjes derisa tė zgjedhet me konkurs njė kompania menaxhuese ndėrkombėtare. Pit Fajlling deri mė tani ka drejtuar Grupin pėr Energjetikė, qė ėshtė njė organ i pėrzier me pėrfaqėsues vendorė dhe ndėrkombėtarė, qė japin rekomandime pėr sektorin energjetik. Zyrtarė tė qeverisė thonė se Fajlling ėshtė kooperues edhe me institucionet e vendit, ndryshe nga Ēarls Brauni dhe menaxherėt e mėparshėm tė KEK-ut, tė cilėt e kanė injoruar qeverinė.

Pit Fajlling do ta ushtrojė postin e drejtorit tė pėrgjithshėm nė KEK pėrkohėsisht, derisa tė zgjedhet menaxhmenti i ri i KEK-ut, proces ky i cili ndonėse ishte paraparė tė pėrfundojė nė kėtė muaj, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve UNMIK-AKM dhe qeveri rreth procesit tė privatizimit, ka pėsuar shtyrje edhe pėr njė kohė.



Ndėrrimet nė PTK
Nė anėn tjetėr, ndėrrimet nė udhėheqjen e PTK-sė do tė bėhen pas dy javėsh. Azdren Rrahmani, zėdhėnės nė PTK, tha dje se drejtori i ri nė PTK, Gevin Xhefri, do ta fillojė punėn e re me datėn 19 tė kėtij muaji dhe se deri nė kėtė datė kėtė kompani do tė vazhdojė ta drejtojė ushtruesi aktual i detyrės sė drejtorit tė pėrgjithshėm, Erik MekKinllej. Ky i fundit ėshtė akuzuar se ėshtė pėrzier nė disa afera korrupsioni nė PTK. Ai ėshtė kritikuar si jokooperues me institucionet e Kosovės. MekKinllej ėshtė pėrfshirė nė aferėn e nėnshkrimit tė kontratės midis “Monaco Telecomit” dhe PTK-sė pėr shfrytėzimin e kodit telefonik tė kėtij shteti. Kjo aferė asnjėherė nuk ėshtė zbardhur deri nė fund dhe dyshohet se nė tė janė shkelur interesat e Kosovės dhe kompanisė pėr interesa personale. Fotografia e MekKinllejt ishte botuar verėn e kaluar nė faqet e para tė gazetave pėr njė aferė tjetėr midis PTK-sė dhe kompanisė norvegjeze “Norway Invest”. Menaxherėt e kėsaj tė fundit e patėn akuzuar atė pėr shkelje tė kontratave.

Vendimi pėr ndėrrimin e drejtorit tė pėrgjithshėm nė PTK erdhi vetėm pak ditė pas ndėrrimeve tė imponuara nė kreun e KEK-ut.

Procedura e pėrzgjedhjes sė drejtorit tė PTK-sė, sipas UNMIK-ut, ka filluar nė fund tė vitit 2003, kur AKM-ja angazhoi firma profesionale pėr tė ndihmuar nė gjetjen e kandidatit mė tė pėrshtatshėm, gjė e cila ėshtė praktikė standarde pėr kompanitė e telekomeve. Sipas AKM-sė, fillimisht pėr kėtė post aplikuan shtatė kandidatė me kualifikim tė cilėsisė sė lartė. Nga kėta kandidatė AKM-ja zgjodhi britanezin Gevin Xhefri, i cili ka pėrvojė tė gjatė ndėrkombėtare, siē thuhet, nė themelimin dhe transformimin e veprimtarive tė telekomit nga kompanitė e pėrqendruara nė punėt teknike tek ato tė pėrqendruara nė punėt me konsumatorė. Drejtori i ri i pėrgjithshėm i PTK-sė ka mė shumė se 20 vjet pėrvojė udhėheqėse nė vendet nė zhvillim. Ai ka punuar nė pozitėn si drejtor menaxhues nė kompaninė pėr komunikime kabllore dhe pa tela, saktėsisht nė degėt e kompanisė “Sonera” dhe kohėt e fundit nė pozitėn drejtor menaxhues i komunikacionit pa tela “Afgan”, i cili ėshtė operatori i parė GMS nė Afganistan. PTK-ja ishte pa menaxher tė zgjedhur qė nga koha e pezullimit tė Leme Xhemes nga posti i drejtoreshės sė pėrgjithshme. Ish-drejtoresha ėshtė pezulluar pėr shkak tė dyshimit pėr korrupsion, mirėpo njėsiti italian i hetimeve pėr krime ekonomike, Guardia Di Finanza nuk ka arritur qė ta dėshmojė fajėsinė e saj. Pas largimit tė Xhemės, nė vendin e ushtruesit tė detyrės sė drejtorit tė PTK-sė, AKM-ja zgjodhi Erik MekKinllei. PTK-ja ėshtė ndėrmarrja mė fitimprurėse nė Kosovė, por qė ka kontribuar mė pak nė buxhetin vendor. Destinimi i fitimeve tė saj mbetet mister mė vete.

Informacionet jozyrtare flasin pėr njė fitim neto tė PTK-sė gjatė vitit tė shkuar nė shumė rreth 140 milionė euro.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail