|
Kosovė: AER-i dhe SHBA-tė donatorėt kryesorė
Prishtinė, 12 prill 2004 - Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim (AER) dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe gjatė vitit 2004 do tė jenė donatorėt kryesorė nė Kosovė, thanė pėr media zyrtarė tė Ministrisė pėr Ekonomi dhe Financa. Pėr vitin 2004 donatorėt i kanė premtuar MEF-sė donacione nė vlerėn e pėrgjithshme prej 187 milionė euro, ndėrkaq deri mė tani janė premtuar mjetet pėr projekte nė vlerė 84 milionė euro.
Besnik Osmani, pėrgjegjės pėr donacione nė MEF, tha tė ejten se mjete tė premtuara nga AER-i janė 66,28 milionė euro, nga Britania e Madhe 4,93 milionė, nga Zvicra 6,3 milionė dhe nga Suedia 6,86 milionė euro.
Shtetet e Bashkuara kanė premtuar mjete pėr Kosovėn gjatė vitit 2004 nė vlerė prej 62,8 milionė dollarė, ndėrsa Finlanda ka premtuar 4 milionė euro.
Po ashtu, Bashkimi Evropian ka premtuar edhe 16 milionė euro ndihmė shtesė pėr Kosovėn nga takimi i Selanikut. Kėto mjete do tė menaxhohen gjithashtu nga AER-i.
Pėrgjegjėsi pėr donacione nė Ministrinė e Financave tha se Britania e Madhe nga shuma e mjeteve tė premtuara, 1,93 milionė euro, pėr shėndetėsi dhe mirėqenie sociale do tė shpenzojė nė Kosovė 950 mijė euro, pėr shėrbime publike, ekonomi dhe financa 0,36 milionė euro, 0,50 milionė euro do tė jenė pėr qeverisje demokratike dhe shoqėri civile, etj.
Prej shumės sė donacioneve nga Zvicra njė pjesė e tyre do tė shpenzohen pėr punėsim, 1,57 milionė euro, pėr transport dhe infrastrukturė 0,14 milionė euro, pėr shėndetėsi dhe mirėqenie sociale 0,63 milionė euro etj.
Donacionet nga Suedia do tė shpenzohen pėr energji 2,58 milionė euro, pėr bujqėsi rreth 1,23 milionė, pėr administratė lokale 1,46 milionė euro etj. Prej mjeteve tė premtuara nga AER-i, pėr zhvillimin ekonomik tė pėrgjithshėm janė destinuar 15 milionė euro, pėr administratėn lokale rreth 18 milionė euro, pėr energjinė 8 milionė euro, pėr bujqėsinė 4 milionė euro etj.
Fondet e donatorėve nė Kosovė janė duke u zvogėluar nė mėnyrė drastike nė vitin e pestė pas pėrfundimit tė luftės. Qeveria ka kėrkuar qė zvogėlimi i donacioneve tė bėhet nė mėnyrė graduale duke llogaritur nevojat pėr financimin e projekteve kapitale nė Kosovė.
Buxheti i Kosovės pėr vitin 2004 (ėshtė 632 milionė euro), qind pėr qind financohet nga tė hyrat vetjake tė Kosovės, mirėpo ekziston njė mungesė e fondeve pėr projekte kapitale, siē ėshtė energjetika, infrastruktura etj.
ECIKS / Biznesi
|