|
Kryeministri Rexhepi nė Dublin
Dublin, 08 prill 2004 - Kryeministri i Kosovės, dr. Bajram Rexhepi arriti parmbrėmė nė Dublin, nė konferencėn ministrore tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evrpian dhe tė vendeve kandidate pėr integrim.
Dje nė kėtė konferencė, tė udhėhequr nga Ministri pėr Evropė i Irlandės z. Dick Roche dhe Kryetari i Parlamentit Evropian z. Pat Cox, pjesėmarrėsit kryesisht diskutuan pėr focimin e komunikimit ndėrmjet institucioneve tė Bashkimit Evropian, shteteve kandidate pėr integrim dhe qytetatėve tė atyre shteteve.
Ministri Roche, ndėr tė tjera, ritheksoi pėrkushtimin e Irlandės si kryesuese e radhės sė BE-sė, pėr afrimin sa mė tė madh tė Ballkanit Perėndimor dhe Bashkimit Evropian. Ai vuri nė pah se shenjė e kėtij pėrkushtimi ėshtė edhe konferenca e sotme dhe mbledhja e tė gjitha shteteve tė Ballkanit Perėndimor pėr tė reflektuar bashkarisht nė ēėshtjet e sė ardhmes sė BE-sė.
Kryeministri Rexhepi shprehu falėndėrimin pėr ftesėn drejtuar pėrfaqėsuesve tė Kosovės si njė mėnyrė pėr tė forcuar komunikimin ndėrmjet strukturave tė BE-sė e shteteve anėtare dhe tė vendeve si Kosova. Kryeministri Rexhepi gjithashtu prezentoi punėn e bėrė deri mė tani nė drejtim tė pėrgatitjes sė Kosovės pėr integrim nė BE dhe ndihmėn e mėtejmė qė nevojitet nė kėtė drejtim. Gjatė orėve tė pasditės Kryeministri do tė ketė njė varg takimesh me ministra tė shteteve tė ndryshme evropiane, pėrfshirė atė tė Mbretėrisė sė Bashkuar, Turqisė, Greqisė etj. ndėrsa nesėr mbėrrinė nė Prishtinė.
Kryeministri Rexhepi arriti nė Dublin nga Tokyo, ku me ftesė tė Qeverisė sė Japonisė morri pjesė nė takimin pėr konsolidimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik tė Ballkanit Perėndimor.
ECIKS / Zyra e Kryeministrit pėr Informim Publik
|