|
AKB: Protestat rrezikojnė investimet
Prishtinė, 08 prill 2004 - Ngjarjet e fundit nė Kosovė kanė shkaktuar dėme nė zhvillimin ekonomik dhe dėshmuan se investimet nė vend shoqėrohen mė njė normė tė lartė risku. Kėshtu janė shprehur drejtues tė Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB). Gjatė fushatės Java e biznesit kosovar, qė u mbajt nė tetor tė vitit tė kaluar, nė bazė tė anketave konsumi i prodhimeve vendore ishte rritur pėr 60 pėr qind, mirėpo tani konsumi i tyre ka rėnė nė mė pak se 25 pėr qind. Agim Shahini, kryetari i AKB-sė, tha se protestat e dhunshme kanė rrezikuar pronėn dhe pasurinė e bizneseve dhe kanė sjellė dėme nė zhvillimin normal tė aktiviteteve afariste. Protestat dėrguan njė mesazh jo tė pėrshtatshėm pėr investitorėt e huaj potencialė nė Kosovė, - tha ai. Bordi i AKB-sė konsideron se pėrkundėr situatės sė vėshtirė tė gjithė aktorėt e shoqėrisė kosovare duhet tė marrin masa pėr tejkalimin e situatės sė krijuar dhe pėr krijimin e kushteve normale pėr jetė, pėr biznes dhe pėr punė.
Shahini tha se qeveria duhet tė marrė parasysh edhe dėmet qė biznesmenėve iu shkaktuan gjatė trazirave dhe tiu ndahen atyre nga suficiti i buxhetit kredi pėr ti eliminuar dėmet.
Aleanca e biznesit kėrkon qė tė ulet dogana pėr lėndėt e para dhe pėr paisjet kapitale dhe tė shikohet mundėsia pėr kushte mė tė pėrshtatshme pėr TVSH-nė nė import. Aleanca do tė kėrkojė edhe sigurimin e certifikatės pėr prodhimin e mallrave qė prodhuesit vendorė tiu mundėsohet eksportimi i tyre.
AKB kėrkon qė tė zhbllokohet procesi i privatizimit i bllokuar pėr mė tepėr se gjashtė muaj, tė zbatohen nė mėnyrė tė pėrpiktė kontratat me blerėsit dhe tė kompensohen dėmet e tyre.
Sipas AKB-sė, nė Kosovė nuk ka kushte pėr prodhues, prandaj duhet tė bėhen ndryshime nė politikėn fiskale dhe tė pėrkrahet qeveria pėr vendimin e saj pėr dorėheqjen e menaxheres sė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, Mari Fuccit, nga posti i saj.
AKB-ja ishte organizatore e fushatės Java e biznesit kosovar, qė synonte sensibilizimin e konsumatorėve vendorė qė tė konsumojnė produkte vendore, ndėrsa institucionet vendimmarrėse tė hartojnė ligje nė favor tė zhvillimit tė tyre
ECIKS / Biznesi
|