|
Kosovė: sė shpejti operatori i dytė i telefonisė mobile
Prishtinė, 07 prill 2004 -Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, njoftoi sot se qė nga data 6 deri 9 tė kėtij muaji, 10 kompanitė konkuruese pėr operatorin e dytė mobil nė Kosovė mund tė marrin pakon tenderuese.
Qė nė ditėn e parė, pesė prej kėtyre kompanive e kanė bėrė kėtė. Pas marrjes sė pakos tenderuese, kompanitė kanė afat qė deri nė ora 16.30 minuta tė datės 26 maj tė kėtij viti, materialin e pėrgatitur tia dorėzojnė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART).
Mėpastaj, njė komision qė caktohet nga bordi i ART-sė e qė do ta pėrbėjnė ekspertė tė teknikės, ekonomisė dhe legjislacionit, do tė bėjė vlerėsimin pėrfundimtar nė afat prej 30 ditėsh, theksoi drejtori i ART-sė, Anton Berisha.
"Sė pari nė kėtė periudhė 45 ditėshe ne e krijojmė komisionin dhe pas kėtij afati komisioni i merr materialet dhe rezultatet e tyre ia dorėzon ART-sė, ndėrsa bordi i ART-sė merr vendim pėrfundimtar."
Me vendimin pėrfundimtar liēencohet operatori i ri i telefonisė mobile, qė do tė krijoj konkurrencė nė treg, pas monopolit 4 vjeēar tė PTK-sė, gjegjėsisht Valės 900.
Fituesi i tenderit pėr telefoninė mobile nė Kosovė njėherit do tė paguajė nė arkėn e Kosovės 6,5 milionė euro.
ECIKS / Balkanweb
|