|
AKB kėrkon korrigjimin e politikave tatimore
Prishtinė, 03 prill 2004 - Aleanca Kosovare e Biznesit konsideron se protestat e fundit kanė shkaktuar dėme nė zhvillimin normal tė aktiviteteve afariste dhe kėrkon nga institucionet masa pėr tejkalimin sa mė tė shpejtė tė kėsaj situate.
AKB konkludon se me protesta ėshtė rrezikuar prona dhe pasuria e bizneseve si dhe ėshtė dėrguar njė mesazh jo i pėrshtatshėm pėr investitorėt e jashtėm potencialė. Kėshtu tha Agim Shahini kryetar, nė njė paraqitje para gazetarėve sot: Bordi konsideron se pėrkundėr situatės sė vėshtirė dhe tė rėndė tė gjithė akterėt e shoqėrisė kosovare duke pėrfshirė UNMIK-un, institucionet e Kosovės, partitė politike, shoqėrinė civile duhet tė nxjerrin mėsim tė duhur dhe tė marrin masa pėr tejkalimin e situatės sė krijuar, nė krijimin e kushteve normale pėr jetė, punė dhe biznes nė Kosovė. Veē kėsaj AKB-ja edhe njėherė kėrkon nga organet e politikave ekonomike qė sa mė shpejt tė merren vendime nė korrigjimin e politikave tatimore dhe taksave duke propozuar sistemin dytarifor doganor, ku lėnda e parė dhe inputet kapitale do tė doganoheshin me njė normė tė ulėt 1-2%. AKB kėrkon edhe perfeksionimin e aplikimit tė TVSH-sė si dhe fton asambletė komunale qė tė rishikojnė vendimet e tyre nė mėnyrė qė bizneset tė mos kenė nevojė pėr licencim tė ēdo-vitshėm.
ECIKS / RTK
|