|
Busek: ekonomia ndikon nė stabilitetin e Kosovės
Bruksel, 02 prill 2004 - Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit, Erhard Busek, tha se Kosova duhet tė mbahet nė axhendėn rajonale sa mė shumė qė tė jetė e mundur, sepse injorimi i problemeve ekonomike, i procesit tė privatizimit, i integrimit nė liberalizimin e tregut rajonal, i problemeve energjetike, etj. janė faktorė qė ndikojnė nė stabilitetin e vendit.
Kėto komente Busek i bėri gjatė njė takimi nė Bruksel me koordinatorin e Kosovės nė Pakt, Besim Beqaj. Me ftesė tė Paktit tė Stabilitetit, Beqaj ka vizituar Brukselin pėr tė diskutuar pėrfshirjen mė tė madhe tė Kosovės nė bashkėpunimin rajonal dhe nė iniciativat e mbuluara nga Pakti i Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Gjatė kėtyre takimeve kryesisht ėshtė biseduar pėr ngjarjet e fundit nė Kosovė, ku ėshtė debatuar pėr rrugėn e daljes nga kriza e krijuar.
Krahas kėtyre bisedave fokusi ishte edhe nė veprimet e nevojshme dhe konkrete pėr tė pėrfshirė Kosovėn aty ku ėshtė e mundur. Besim Beqaj tha se gjatė takimit me Busekun ai ėshtė interesuar pėr ngjarjet e fundit me theks tė veēantė pėr nevojėn qė institucionet e Kosovės tė krijojnė opinione se ngjarjet e fundit nuk do tė kenė ndikime negative nė rajon dhe se ato dėnohen nga akterėt kosovarė dhe ata ndėrkombėtarė. Busek kėrkoi qė tė gjithė pėrgjegjėsit tė sillen para ligjit dhe qė nė Kosovė tė funksionojė rregulli dhe ligji i njė vendi demokratik. Ai ka thėnė se pėr ketė duhet angazhim i pėrbashkėt i UNMIK-ut dhe i institucioneve tė Kosovės.
Nė takimin me pėrgjegjės tė Grupit pėr Liberalizim e Tregut nė kuadėr tė Paktit u diskutua pėr thellimin e pėrfshirjės sė Kosovės nė tregun rajonal dhe nė iniciativėn e nėnshkrimit tė marrėveshjeve pėr tregti tė lirė. Si prioritet nga ana e Kosovės u paraqit nevoja pėr MTL me Maqedoninė dhe me Bosnjė- Hercegovinėn. Nė takimin me Grupin pėr Energji dhe implementim e Memorandumit tė Mirėkuptimit pėr tregun rajonal energjetik u kėrkua qė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės tė pėrfshihen nė tė gjitha takimet, sepse ato janė pėrgjegjėse pėr implementimin e marrėveshjes nė tė ardhmen.
Parimisht u diskutua pėr mundėsinė e organizimit tė njė takimi nė Prishtinė, ku do tė diskutohej pėrfshirja e Kosovės nė Memorandumin pėr Energji. Krahas takimeve nė Paktin e Stabilitetit, Beqaj ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsues tė lartė tė Komisionit Evropian, si: Stefanno Sanino, kėshilltar i Romano Prodit, Joly Dixon - ndėrmjetėsues nė procesin e dialogut teknik nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit, Nikolas White - drejtor i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG), etj.
ECIKS / Biznesi
|