|
OEK: Statusi kushtėzon zhvillimin ekonomik tė Kosovės
Prishtinė, 31 mars 2004 - Pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės, vazhdimin e procesit tė privatizimit dhe ndryshimin e politikės fiskale nuk mund tė ketė zhvillim ekonomik. Kėto vlerėsime u bėnė gjatė njė debati tė organizuar nga Oda Ekonomike lidhur me ndikimin e ngjarjeve tė fundit nė ekonominė e vendit. Nė kėtė takim ekspertė tė ekonomisė dhe tregtarė kosovarė bėnė njė vlerėsim tė gjendjes sė ekonomisė pas trazirave tė fundit nė vend. Gjithashtu, u diskutua edhe pėr politikat fiskale. Ismail Kastrati, kryetar i OEK-ut, tha se protestat e dhunshme kanė efekte direkte dhe indirekte nė ekonomi, para sė gjithash nė kohėn kur u bllokuan rrugėt dhe vendkalimet kufitare ndikuan nė vėshtirėsinė e qarkullimit tė mallrave, tė njerėzve, si dhe nė shtyrjen e kontakteve tė biznesit.
Kastrati tha se me ngjarjet e fundit nė Kosovė kemi dėshmuar se kjo trevė ėshtė e pėrcjellė me njė shkallė tė lartė tė rrezikshmėrisė sė investimeve nė rajon. Investimet e deritashme pėr krijimin e njė bindjeje tė opinionit tė jashtėm se nė Kosovė mund tė investohet janė vėnė nė pikėpyetje, - tha ai. Hysni Thaēi, drejtor i Entit tė Statistikave tė Kosovės, tha se investimet pėr zhvillim ekonomik dhe regjistrime tė popullsisė nė vendin tonė do tė ketė vetėm nėse zgjidhet statusi final i Kosovės. Sipas tij, Kosova ėshtė treg i Serbisė dhe Malit tė Zi, njė treg konsumues si rezultat i mungesės sė shtetit dhe mungesės sė sigurisė pėr investimet e jashtme. Ndėrsa Nuri Bashota, profesor i ekonomisė, tha se bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria dhe njė analizė e thukėt e qeverisė rreth ngjarjeve tė cilat kanė lėnė pasoja shumė tė rėnda nė ekonominė e Kosovės, do tė mund tė ndikojnė nė zgjidhjen e problemeve. Pa ekonomi tė tregut, siguri pėr investimeve dhe pavarėsi tė Kosovės jemi nė njė kaos i cili na largon nga zhvillimi ekonomik, - tha Bashota. Musa Limani, ekonomist, tha se sfidat kryesore qė na kanė sjellė nė kėtė qorrsokak janė politika zhvillimore disfavorizuese pėr ekonominė e Kosovės, si dhe modeli dhe forma e privatizimit. Limani tha se politika fiskale ndikon vetėm nė sistemin buxhetor e jo nė zhvillim ekonomik dhe se reagimet e komunitetit tė biznesit, OEK-ut, BSPK-sė po hasin nė vesh tė shurdhėr tė qeverisė dhe UNMIK-ut.
OEK nė bashkėpunim me tė gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare do tė angazhohet nė rifillimin e procesit tė privatizimit, ndėrrimin e politikave fiskale, duke i bėrė ato mė stimulative pėr zhvillimin tė sektorit tė prodhimit dhe punėsim produktiv, si dhe menaxhim mė tė mirė me kapitalin financiar dhe buxhetin e konsoliduar tė Kosovės.
ECIKS/Biznesi
|