|
|

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |
|
BE: 500 milionė euro gjobė kundėr Microsoft-it
Bruksel, 26 mars 2004 - Prej ditėsh shkruhet nė shtypin evropian dhe tani ėshtė bėrė publike edhe nga komsioni i BE: koncerni amerikan Microsoft duhet tė paguajė njė gjobė tė lartė pėr shkelje tė rregullave tė konkurrencės.
"Microsofti ka keqpėrdoruar pozicionin e tij thuajse plotėsisht si monopolist nė Evropė pėr kompjuterat personalė." Kėshtu u shpreh komisioneri i BE-sė pėr konkurrencėn Mario Monti pėr koncernin mė tė madh tė programeve software nga Seattle. Nė tė njėjtėn kohė ai vendosi dhe njė gjobė tė kripur si dhe kufizime pėr Microsoft-in. Kėshtu pėrplasja e filluar pesė vjet mė parė mes mbikqyrėsve tė kartelit nė BE dhe koncernit amerikan ka arritur njė pikė tė re kulmore.
Komisioni evropian ka vendosur ndėr tė tjera qė Microsofti brenda 120 ditėsh tė bėjė publike pikat e pėrbashkėta tė sistemeve tė tij Windows pėr kopmjuterat nė grup nė mėnyrė qė firmat konkurrente tė mund tė pėrshtasin mė mirė programet e tyre soft me produktet e Microsoftit.
Komisioneri pėr konkurrencėn Mario Monti shprehet:
"Ne kėrkojmė nga Microsofti tė vėrė nė dispozicion informacionet e nevojshme nė mėnyrė qė prodhimet e konkurrencės tė mund tė pėrdoren me sistemet kryesore tė Microsoftit."
Vetė Kodi ėshtė pasuri e Microsoftit dhe nuk ėshtė e nevojshme tė bėhet publik.
Pėrveē kėsaj brenda 90 ditėsh Microsofti duhet tė paraqesė njė version Windows pėr tregun evropian pa opsionin media-player.
"Ne themi qė konsumatorėt dhe prodhuesit e kompjuterave personalė duhet tė kenė mundėsi tė zgjedhin se ēfarė media-player-i tė instalojnė. Duhet tė jenė ata qė zgjedhin dhe jo Microsofti."
Komisioneri evropian pėr konkurrencėn kėrkon tė krijojė njė precedent nė mėnyrė qė nė tė ardhmen Microsofti t'ua livrojė paraprakisht tė dhėnat e sistemit konkurrentėve qė kėta tė jenė tė pėrgatitur pėr tė ofruar programet e tyre.
ECIKS / Dwelle
|
|
|
|
|
|
|

Titujt e lajmeve të fundit |


Publikimet e deritashme
|
|
|
|