|
Pėrkrahet fondi pėr riparimin e dėmeve nė Kosovė
Prishtinė, 24 mars 2004 - Dje me ftesė tė Kryeminstrit Bajram Rexhepi, u takuan pėrfaqėsuesit dhe liderėt e tri subjekteve politike nėnshkruese tė marrėveshjes pėr Qeverinė e koalicionit nė Kosovė, nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, dhe liderėt e PDK-sė e AAK-sė, Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj.
Tė tre liderėt shprehen pėrkrahje tė plotė Qeverisė pėr themelimin e fondit emergjet pėr riparimin e dėmeve tė shkaktuara nga trazirat e javės sė kaluar. Ata ceken si tė domosdoshme nevojėn pėr planifikim dhe koordinim tė aktiviteteve tė mėtutjeshe dhe shprehėn se Qeveria dhe institucionet e kanė pėrkrahjen e plotė nga partitė kryesore politike nė Kosovė.
ECIKS / RTK
|