|
Edhe kėtė javė nuk do tė ketė protesta tė punėtorėve
Prishtinė, 24 mars 2004 - Drejtues tė Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) thanė tė hėnėn nė Prishtinė se protestat e paralajmėruara tė punėtorėve nuk do tė mbahen as gjatė kėsaj jave pėr shkak tė ngjarjeve tė javė sė kaluar. Bahri Shabani, kryetari i BSPK-sė, tha se edhe kėtė javė do tė vėzhgojnė situatėn e krijuar nė vend. Do tė shohim se ēka mund tė bėjmė rreth riorganizimit tė protestės, e cila ishte paraparė pėr javėn e kaluar, - tha ai.
Vazhdimi i privatizimit sipas procedurave tė mėparshme, dorėheqja e drejtoreshės sė AKM-sė, Mari Fucci, hapja e vendeve tė reja tė punės, shpallja si tė pavlefshme e tė gjitha ligjeve diskriminuese pas 22 marsit tė vitit 1989 janė disa nga kėrkesat kryesore me tė cilat do tė protestojnė punėtorėt kosovarė. Sipas anėtarėve tė Kėshillit Organizativ tė protestės deri mė tani UNMIK-u ka bėrė njė lėvizje tė vogėl nė drejtim tė realizimit tė kėrkesave tė punėtorėve, por jo edhe aq sa ta ndalojnė protestėn. Ata presin qė tė bėhen lėvizje mė tė shpejta pėr realizimin e kėrkesave tė tyre qė do tė jenė nė dobi tė punėtorėve dhe ndėrmarrjeve. Kėto kėrkesa i janė drejtuar Shtyllės IV, AKM-sė dhe PSSP-sė.
Organizatorėt e protestave thonė se po presin qetėsimin e situatės dhe protesta tė bėhet.
ECIKS / Biznesi
|