|
Britaniku Gevin Jeffery emėrohet menaxher i PTK-sė
Prishtinė, 23 mars 2004 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka emėruar britanikun Gavin Jeffery menaxher tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės. Jeffery do tė fillojė punėn nga mesi i prillit. Procedura e pėrzgjedhjes ka filluar nė fund tė vitit 2003, kur AKM-ja angazhoi firma profesionale pėr tė ndihmuar nė gjetjen e kandidatit mė tė pėrshtatshėm, qė ėshtė praktikė standarde pėr kompanitė e Telekomit, - thuhet nė njė njoftimin pėr media tė AKM-sė. Nė garė pėr postin e menaxherit tė AKM-sė ishin shtatė kandidatė me kualifikim tė lartė. Jeffery ka mė shumė se 20 vjet pėrvojė menaxhuese nė vendet nė zhvillim. Ai ka punuar nė pozitėn e drejtorit menaxhues nė kompaninė pėr komunikime kabllore Sonera, ndėrsa kohėt e fundit ishte drejtor menaxhues i kompanisė Afgan, i cili ėshtė operatori i parė mobil i Afganistanit. Jeffery ėshtė i kualifikuar pėr kontabilitet dhe financa tė pėrgjithshme. PTK nė muajt e fundit ishte pa menaxher qė nga koha e pezullimit tė Leme Xhemes nga posti i drejtoreshės sė pėrgjithshme. Ish-drejtoresha ėshtė pezulluar pėr shkak tė dyshimit pėr korrupsion, mirėpo njėsiti italian i hetimeve Guardia Di Finanza nuk ka arritur qė tė dėshmojė fajėsinė e saj. Pas largimit tė Xhemės nė vendin e ushtruesit tė detyrės sė drejtorit tė AKM-sė ishte Erick McCinlay. Nė opinion emri i tij ėshtė lidhur me disa afera tė cilat nuk janė zbardhur, nė mesin e tyre nėnshkrimi i kontratės me Monaco Telekomin pėr shfrytėzimin e kodit telefonik. PTK-ja ėshtė ndėrmarrja mė fitimprurėse nė Kosovė dhe njėkohėsisht ndėrmarrja publike qė ka kontribuar mė pak nė buxhetin vendor, ndėrsa destinimi i fitimeve tė saj mbetet mister.
Jozyrtarisht vlerėsohet se qarkullimi ditor i PTK-sė mund tė jetė diku rreth 1 milion euro.
PTK-ja ėshtė operatori i vetėm i telefonisė mobile nė Kosovė, edhe pse kėtė e pėrjashton ligji Pėr telekomunikacionin. Sipas kėtij ligji tė nėnshkruar nga ish-PSSP Michael Steiner, nė nėntor tė vitit 2003 ėshtė dashur qė tė shpallet tenderi pėr operatorin e ri tė telefonisė mobile. Tenderi pėr operatorin e dytė ėshtė shpallur vetėm nė fillim tė kėtij viti, por gjasat pėr zgjedhjen e shpejtė tė tij janė shumė tė vogla pėr shkak tė mospajtimeve midis vendorėve dhe ndėrkombėtarėve. Monopoli i PTK-sė, si operator i vetėm mobil nė tregun e telekomunikacionit nė Kosovė, ka ndikuar nė ēmimet e larta tė telefonisė mobile nė krahasim me vendet e rajonit dhe nė shėrbime gjithaq shumė cilėsore.
ECIKS / Biznesi
|