|
Mė 12 maj ofrohet teksti i kontratės kolektive
Prishtinė, 17 mars 2004 - Kėshilli konsultativ trepalėsh, Qeveria, BSPK dhe OEK arritėn sot nė pėrfundim qė me 12 maj tė bėhet ofrimi i tekstit pėr nėnshkrimin e kontratės kolektive. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė dakorduar qė tė bėhet pensionimi i parakohshėm, mirėpo duke mos i definuar krejtėsisht gjėrat, ngase ėshtė lėnė mundėsia qė grupi i punės dhe Ministria e punės tė hartojnė ligjin mbi pensionimin e parakohshėm. Anėtari i Qeverisė, ministri Ahmet Isufi njoftoi se duhet tė bėhet dallimi nė mes tė pensionistėve tė cilėt kanė bėrė kontributin nė fondin pensional dhe atyre qė marrin sot pensionin themelor tė vjetėrsisė e qė nuk bazohet nė kontributet e mėhershme. Poashtu nė takimin e sotėm tė Kėshillit Trepalėsh ėshtė arritur pajtimi qė tė pėrgatitet teksti pėr Paktin Social si propozim orientues pėr dy vjet, tha ministri Isufi: Ne si qeveri do tė jemi partnerė tė denjė ti realizojmė tė gjitha kėto qė janė obligime tona ndėrsa poashtu do tė kėrkojmė qė edhe partnerėt tanė tė jenė efektiv nė drejtim tė realizimit tė kėtyre qėllimeve. Kontrata kolektive paraqet njė marrėveshje nacionale nė nivel tė Kosovės e cila pėrfshinė tė gjithė punėtorėt nė ekonominė shoqėrore dhe private, pėrderisa ajo pėr sektorin publik ende ėshtė nė shqyrtim.
ECIKS/Rtk
|