|
Kosova ende larg asociim-stabilizimit me BE
Prishtinė, 16 mars 2004 - Komisioni Evropian e sheh si shumė tė rėndėsishme pėrmbushjen e standardeve dhe ka shprehur gadishmėri qė ta ndihmojė kėtė proces, thotė koordinatorja e Mekanizmit Pėrcjellės tė Asociim- Stabilizimit nė qeverinė e Kosovės, Venera Hajrullahu. Ajo thotė se kjo ėshtė dhe arsyeja pse temė qėndrore e takimit tė Mekanizmit Pėrcjellės tė Asociim Stabilizimit qė do tė mbahet tė enjten, do tė jenė standardet.
Ky diskutim imponohet vetvetiu nga vetė fakti se kėto dy procese synojnė realizimin e progresit nė fusha pothuajse tė njėjta. Koordinatorėt e planit pėr implementimin e standardeve ėshtė paraparė qė tė flasin pėr punėn qė ėshtė bėrė deri tani si dhe pėr hapat e mėtejmė, tha Hajrullahu.
Pas 3 takimeve tė mbajtura tė Mekanizmit Pėrcjellės tė Asociim Stabilizimit, deri tani janė hapur pėr diskutim rreth 20 sektorė si nė fushėn e ekonomisė, nė drejtėsi, ēėshtje tė brendshme e nė fusha tė tjera. Zonja Hajrullahu thotė se Komisoni Evropian ka bėrė rekomandime tė veēanta pėr secilin sektor. Rekomandimet duhet ti implementojnė institucionet e pėrkohshme tė Kosovės.
Kėtu do tė mund tė pėrmendnim plotėsimin e kornizės kushtetuese nė pėrputhje me Acquis Communitaire, punėn nė drejtim tė pėrshtatjes sė politikave sektoriale me ato tė BE-sė dhe veprime nė raport me rekomandimet mė konkrete si zhvillimi i strategjisė antikorrupsion, ngritja e numrit tė anėtarėve tė pakicave nė kuadėr tė administratės publike, nėnshkrimi i marrėveshjeve pėr tregti tė lirė etj.
Sipas zonjės Hajrullahu Kosovės i duhet tė punojė shumė pėr tiu mundėsuar nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Asociim Stabilizimit me BE-nė, tė cilėn shumė nga vendet e Ballkanit Perėndimor tashmė e kanė nėnshkruar.
Jo, nė kėtė moment as qė bėhet fjalė pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit dhe pėr dy arsye. E para, marrėveshjet mund tė nėnshkruhen vetėm me shtete, gjė qė automatikisht nuk i lė Kosovės njė mundėsi tė tillė, dhe sė dyti Kosova ka vetėm njė vit qė ėshtė kyēur nė kėtė proces dhe ende nuk ka pėrfunduar as shqyrtimin e tė gjitha sektorėve, nė tė cilat duhet dėshmuar progres nė atė masė sa tė flitet pėr hapje tė negociatave, qė do tė shpinin te nėnshkrimi i marrėveshjes, tha Venera Hajrullahu.
Kosova ėshtė pėrfshirė ne Mekanizmin Pėrcjellės tė Asociim- Stabilizmit nė mėnyrė qė krahas vendeve tė Ballkanit ti arrijė standardet, qė nevojiten pėr tu integruar nė Bashkimin Evropian. Zyrtarėt e BE-sė patėn thėnė para njė viti, se nuk duan ta pėrjashtojnė Kosovėn nga Mekanizmi i Asociim Stabilizimit edhe pse ende nuk e ka tė zgjidhur statusin final, tha zonja Hajrullahu ne njė interviste pėr Radion Evropa e Lirė.
ECIKS / Radio Evropa e Lirė
|