|
Arabia Saudite kėrkon 1.000 mjekė nga Kosova
Prishtinė, 12 mars 2004 - Zhvillimi i marrėdhėnieve tė mėtejshme nė fushėn e shėndetėsisė dhe mundėsia e punėsimit tė rreth 1000 punėtorėve shėndetėsorė tė Kosovės nė Arabinė Saudite, ishte temė qendrore e takimit tė zv.ministrit tė Shėndetėsisė sė Arabisė Saudite dhe ministrit kosovar tė Punės dhe Mirėqenies Sociale Ahmet Isufi.
Arabia Saudite kėrkon njė mijė punėtorė shėndetėsorė tė tė gjitha profileve nga Kosova pėr tė punėsuar nė kėtė vend arab. Por, paraprakisht do tė nėnshkruhet njė marrėveshje pėr punėsimin e punėtorėve tė cilėt kanė tė paktėn dy vjet pėrvojė pune.
Ministrja e Shėndetėsisė sė Kosovės Resmije Mumxhi tha se punėsimi do tė bėhet nė tė gjitha fushat shėndetėsore. Por ajo tha se Kosova nuk mund tė dėrgojė menjeherė 1000 punėtorė, qė tė mos dėmtohet ky shėrbim nė vend, por kjo do tė bėhet gradualisht.
Zv.ministri i Shėndetėsisė sė Arabisė Saudite tha se vendi i tij ėshtė i gatshėm pėr njė bashkėpunim ndėrmjet dy ministrive. Ai shprehu gatishmėrinė qė tė ndihmojė spitalet me pajisje dhe me barna.
ECIKS / RTK
|