|
Privatizimi: nėnshkruhen 12 kontrata tė shitjes
Prishtinė, 11 mars 2004 - Me autorizimin e kryeadministratorit Harri Holkeri dhe pa pėlqimin e Bordit tė AKM-sė, shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff nėnshkroi tė martėn kontratat pėr shitjen e 12 ndėrmarrjeve shoqėrore nga raundi i dytė i privatizimit.
Kontratat pėr shitjen e 17 ndėrmarrjeve shoqėrore ishte paralajmėruar se do tė nėnshkruhen shumė kohė mė parė, mirėpo pėr shkak tė bllokimit tė procesit tė privatizimit, nga vetė kreu i AKM-sė Lambsdorff, ato kanė pritur deri mė tani.
Sipas UNMIK-ut, nė bazė tė rekomandimeve tė PSSP-sė, kryetari i Bordit tė AKM-sė, Nikolaus Lambsdorff, ratifikoi sot kontratat pėr shitjen e 12 ndėrmarrjeve shoqėrore nga raundi i dytė i procesit tė privatizimit.
Me nėnshkrimin e kėtyre kontratave, numri i ndėrmarrjeve tė privatizuara arrin nė 16.
Kontratat pėr shitjen e kėtyre ndėrmarrjeve janė aprovuar me vendim tė bordit tė AKM-sė mė 16 dhjetor tė vitit tė kaluar, mirėpo ėshtė dashur qė ato tė ratifikohen edhe njė herė nga bordi.
Harri Holkeri veēoi kėtė vendim si njė sinjal pozitiv dhe njė gatishmėri pėr ta ēuar procesin pėrpara. PSSP pėrgėzoi fituesit e tenderave tė 12 ndėrmarrjeve.
Harri Holkeri, pa pėlqimin e qeverisė dhe bordit tė AKM-sė, ka autorizuar shefin e Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff, qė tė nėnshkruajė 12 kontratat pėr shitjen e ndėrmarrjeve nga raundi i dytė, qė tė vazhdojė me raundin e tretė tė privatizimit, si dhe tė fillojė pėrgatitjen e draftit pėr ndryshimin e procedurave tė privatizimit.
Vendimi i Holkerit erdhi pasi AKM nė krye me Lambsdorff-in dhe Mari Fucci-n nė 7 muajt e fundit nuk kanė mund tė merren vesh pėr asgjė me qeverinė rreth procesit tė privatizimit.
ECIKS/Biznesi
|