|
Ali Sadriu: 'PTK ka suficit mė tė madh se qeveria'
Prishtinė, 10 mars 2004 - Ali Sadriu tha se suficiti nė Kosovė po mbetet pėr shkak se qeveria nuk ka tė drejtė tė emetojė para dhe letra me vlerė dhe nuk ka mundėsi pėr huazime publike.
Posta dhe Telekomi i Kosovės ka njė suficit shumė mė tė madh se qeveria, qė nuk ėshtė nė funksion tė zhvillimit tė Telekomit dhe as nė funksion tė zhvillimit tė Kosovės nė pėrgjithėsi. Kėshtu tha tė hėnėn Ali Sadriu, ministėr i Ekonomisė dhe Financave, nė njė tryezė tė rrumbullakėt, nė tė cilėn u debatua ēėshtja e suficitit. Ditė mė parė MEF ėshtė akuzuar se ėshtė duke fshehur shumėn e suficitit tė buxhetit nga viti i kaluar. Sipas zyrtarėve tė kėsaj ministrie, mbetja buxhetore mė 31 dhjetor tė vitit 2003 ishte 332 milionė euro, mirėpo shumica e kėtyre mjeteve janė tė zotuara dhe nuk mund tė llogariten si suficit. Ai tha se ėshtė paradoksale suficiti, por nė rrethanat qė gjendet Kosova pa tė drejtė tė emetimit tė parave, letrave me vlerė dhe huazimeve publike, patjetėr qė do tė ketė suficit. Sipas tij, suficiti dhe proceset e tjera buxhetore do tė jenė transparente dhe do tė mbėrrijnė nė mėnyrė adekuate deri te qytetari i fundit, ashtu siē ka ndodhur edhe nė tė kaluarėn. Suficiti saktėsisht do tė dihet pas 31 marsit, por sigurisht qė do tė jetė shifra prej 75 milionė eurosh, e cila ėshtė publikuar, - tha ai. Sadriu pohoi se akuzat pėr fshehjen e suficitit janė tė pabaza dhe ata nuk kanė interes qė ta bėjnė kėtė. Ne kemi kėshilltarė ndėrkombėtarė tė pėrfshirė nė tė gjitha shtresat, - tha ai. Po ashtu MEF-i planifikon tė hartojė njė kornizė afatmesme zhvillimore me qėllim tė avancimit tė politikave zhvillimore. Sipas MEF-it, institucionet e Kosovės nuk i ushtrojnė pėrgjegjėsitė me rėndėsi, siē janė politika fiskale, politika monetare dhe procesi i privatizimit, derisa sipas Kornizės Kushtetuese, PSSP-ja mban pėrgjegjėsi finale pėr parametrat e zhvillimit ekonomik dhe kjo ėshtė edhe pengesė pėr njė strategji tė mirėfilltė.
ECIKS / Biznesi
|