|
Holkeri nuk arrin ti bindė sindikalistėt
Prishtinė, 28 shkurt 2004 - Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, nuk ka arritur ti bindė sindikalistėt kosovarė qė tė heqin dorė nga protestat e planifikuara pėr muajin mars, me tė cilat synohet qė tė shprehet pakėnaqėsia lidhur me bllokimin e procesit tė privatizimit qė u bė tetorin e kaluar.
Bahri Shabani, kryetar i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, tha pas takimit me shefin e UNMIK-ut se ata ende qėndrojnė prapa planeve tė tyre pėr organizimin e protestave dhe grevave tė punėtorėve nė muajin mars.
Kreu i sindikalistėve kosovarė tha se ai e ka njoftuar Holkerin lidhur me kėto plane.
Holkeri i ka marrė shumė seriozisht kėrkesat e sindikatave edhe pse ne nuk kishim njė pėrgjigje tė kėnaqshme pėr momentin. E tėrė ajo qė u tha ėshtė se shumica e punėve tani janė tė kryera dhe shumė shpejt sindikata do tė informohen pėr hapat qė parasheh ti ndėrmarrė Shtylla IV e UNMIK-ut sė bashku me kryeadministratorin,- tha Shabani.
Ai tha se gjatė takimit nuk ėshtė biseduar konkretisht pėr largimin e drejtoreshės sė AKM-sė Mari Fucci, por shtoi se kėrkesat e tyre tani janė tė njohura.
Njė nga kėrkesat kryesore tė qeverisė, tė pėrkrahura edhe nga sindikata janė qė Fucci tė largohet nga AKM-ja, pasi ėshtė akuzuar se ajo ėshtė fajtore pėr bllokimin e privatizimit dhe se po synon qė tė aplikojė ligjet e Milosheviēit nė Kosovė, nėpėrmes propozimit tė procedurave tė reja tė privatizimit.
Udhėheqėsi i sindikatave tė Kosovės tha se ata disponojnė me disa dokumente, sipas tė cilave AKM parasheh qė disa nga ndėrmarrjet kosovare tė rishqyrtohen nėse janė shoqėrore, me tė cilėn do tė rishqyrtohen transformimet pronėsore gjatė viteve 90-tė.
Kėrkesa jonė ėshtė se ēdo transformim i ndėrmarrjeve shoqėrore qė ėshtė bėrė pas 23 marsit tė vitit 1989 duhet tė jetė i pavlefshme pavarėsisht nga kush ėshtė bėrė, tha Shabani.
Ai ka paralajmėruar se nesėr do tė mblidhen sindikatat e Kosovės, ku do tė vendoset pėr datėn dhe mėnyrėn e protestės. Planet e sindikatės do tė bėhen publike tė hėnėn.
Kryeadministratori, sipas sindikalistėve, i ka porositur ata qė tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė sė bashku dhe mundėsisht tė mos tė ketė protesta dhe greva.
Pėrveē protestave pėr bllokimin e privatizimit, BSPK ka biseduar me Holkerin edhe pėr mundėsinė e pensionimit tė parakohshėm pėr tė gjithė punėtorėt qė mė herėt kanė qenė tė punėsuar nė ndėrmarrjet shoqėrore dhe ata qė nuk kanė mundur tė kthehen nė punė nė ndėrmarrjet publike dhe janė mė tė vjetėr se 50 vjeē.
Tė dyja palėt janė pajtuar se duhet tė gjendet ndonjė zgjidhje pėr kėtė kategori tė punėtorėve, qė llogaritet tė jetė rreth 30 mijė veta. Pėr kėtė qėllim pritet qė tė angazhohet edhe Banka Botėrore qė mundėsisht tė nxirret njė ligj mbi pensionimin e parakohshėm.
Pas kėtij takimi askush nga pala e UNMIK-ut nuk ėshtė prononcuar pėr gazetarėt.
ECIKS / Biznesi
|