|
Filluan negociatat teknike me kompaninė "Airport Partners"
TIRANĖ, 18 SHKURT 2004 - Pėrfaqėsues nga ministrite e Transporteve dhe Telekomunikacioneve si dhe te Ekonomisė, tė kompanisė konsulente, "Deloitte and Touche", filluan sot negociatat teknike me kompanine "Airport Partners," qe ka fituar tenderin pėr marrjen me konēension te aeroportit te Rinasit. Sipas drejtoreshės sė Aviacionit Civil Shqiptar, Merita Xhafaj, e cila ėshtė edhe Kryetare e Grupit Negociator, "diskutimet e sotme u pėrqendruan nė plotėsimin e kuadrit teknik tė marrėveshjes sė nėnshkruar nė fund tė muajit Janar tė kėtij viti". Konkretisht gjatė negocimeve, qė do tė zhvillohen nė 5 raunde, do tė diskutohet rreth detyrimeve qė duhet tė plotėsojnė tė dy palet, qeveria shqiptare dhe kompania "Aeroport Partners". Drejtoresha e Aviacionit Xhafaj tha se, negociatat do tė pėrfundojnė nė muajin Prill dhe mė pas marrėveshja do tė ratifikohet nė Parlamentin Shqiptar. Ndėrkohė, punimet nė Aeroportin e Rinasit pritet tė fillojnė nė muajin Qershor. Sipas specialistėve nė ministrinė e Transporteve, ky konēension do tė sjellė aeroportin ne standarte ndėrkombėtare, do te rrise sigurinė e lėvizjes sė pasagjerėve dhe tė avionėve. Ndėrkohė, pėrfitimi financiar i drejtėpėrdrejtė i qeverisė Shqiptare ėshtė nė vlerėn prej 21 milion eurosh nga pagesa konēensionare. Pas periudhės 20 vjeēare tė konēensionit i gjithė investimi kthehet nė pronėsi tė shtetit shqiptar, ku mė pas shteti vendos ose ta mbajė aeroportin nė pronėsi tė vet ose vendos pėr dhėnien me konēension pėrsėri tė kėsaj kompanie, apo tė kompanive tė tjera nė bazė tė interesit. Pėrveē pagesės konēensionare qeveria shqiptare do tė marrė edhe pėrfitime tė tjera financiare shtesė nga taksa mbi fitimin, TVSH-nė si dhe fitimin mbi tė ardhurat personale. Specialistėt theksojnė se, edhe biznesi do tė pėrfitojė, nė industrinė e ndėrtimit, turizmit si dhe tė shėrbimeve elektronike nga vlera prej rreth 81 milion dollarėsh tė investuara. Po kėshtu ky investim do tė jetė edhe njė mbėshtetje pėr punėsimin e rreth 1000 punonjėsve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejte dhe tė tėrthortė. Investimi parashikon qė, deri nė Janar tė vitit 2006, kapaciteti i terminalit tė ri tė arrijė nė 850 mijė pasagjerė, ndėrkohė qė nė vitin 2009 kjo shifėr tė arrijė nė 1 milion e 500 mijė pasagjerė dhe nė vitin 2016 zgjerimin e kapacitetit deri nė 3 milion pasagjerė. Gjithashtu, nė Maj tė vitit 2006 pėrfundon edhe rruga e re Tiranė-Aeroport. Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave, zgjodhi "Airport Partners" i pėrbėrė nga Hochtief Airport, DEG i bashkuar me Fondin Shqiptaro Amerikan tė Ndėrmarrjeve si fitues te tenderit pėr marrjen me koncension te Aeroportit te Rinasit.
ECIKS / Balkanweb
|