|
Amerikanėt nuk pėrkrahin ndryshimet rreth privatizimit
Prishtinė, 16 shkurt 2004 - Privatizimi duhet tė vazhdojė menjėherė, mirėpo ne nuk pajtohemi me shumė nga propozimet e reja tė menaxherėve tė AKM-sė pėr privatizimin. Kėshtu ka thėnė nė njė intervistė me agjencinė Kosovalive, kreu i USAID-it pėr Kosovė, Dejl Fajfėr. Qėndrimi amerikan ėshtė se privatizimit duhet tė fillojė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.
USAID-i nuk ėshtė pajtuar me shumė nga propozimet qė menaxhmenti i ri i AKM-sė ka propozuar pėr ndryshimin e procedurave. Mund tė bėhen disa ndryshime por jo tė gjitha. Ne jemi pėr atė qė sistemi mund tė pėrmirėsohet, por nuk mendojmė se i tėrė privatizimi duhet tė ndalohet pėr tu arritur kėto. Ne nuk pajtohemi me shumė nga propozimet qė tani ndodhen nė tavolinė pėr ndryshime, tha Fajfėr, duke komentuar iniciativat e menaxhmentit tė AKM-sė dhe shefit tė Shtyllės IV tė UNMIK-ut, pėr ndryshimin e procedurave tė privatizimit.
Fajfėr ka theksuar se amerikanėt do tė tėrhiqen nga Kosova atėherė kur ajo do tė mund tė qėndrojė nė kėmbėt e veta.
ECIKS / Radio Kosova
|