|
Formohet ekipi special kundėr evazionit fiskal
Prishtinė, 13 shkurt 2004 - Me qėllim ndalimin e evazionit fiskal ekziston njė departament pėr zvogėlimin e mundėsive tė ikjes nga tatimet, por nė prill do tė formohet njė ekip tjetėr special pėr kėto ēėshtje
Nė muajin prill tė kėtij viti Administrata Tatimore e Kosovės planifikon formimin e njė ekipi special i cili do tė merret vetėm me ēėshtjet e evazionit fiskal, tha pėr "Biznesin" Mustafė Hasani, drejtor i Administratės Tatimore (AT).
Sipas tij, Administrata Tatimore me qėllim ndalimin e evazionit fiskal ka njė departament pėr zvogėlimin apo minimizimin e evazionit fiskal, por nė prill do tė formohet njė ekip tjetėr special pėr kėto ēėshtje.
AT ėshtė trup ekzekutiv i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave dhe njėri nga dy agregatėt kryesorė tė mbushjes sė buxhetit, krahas tatimeve qė mblidhen nė pikat kufitare. E themeluar nė vitin 2000, administrata tani ka njė kosto tė shpenzimeve mbi 1 pėr qind tė totalit tė buxhetit. Administrata posedon 5 zyra rajonale dhe ka 500 tė punėsuar.
Mbledhja e detyrimeve tatimore ėshtė njė nga problemet kryesore pėr mbushjen e arkės sė Kosovės. Zyrtarėt e qeverisė janė zotuar vitin e kaluar se ata do tė ndėrmarrin masa pėr luftimin mė tė ashpėr tė atyre qė u shmangen detyrimeve tatimore.
Kėtė vit MEF-ja ėshtė duke pėrgatitur fillimin e zbatimit tė tatimit nė tė ardhura personale pėr tė gjitha kategoritė. Mandej fillimi i punės pėr njė amendament tė ligjit pėr TVSh-nė nė pėrputhje me normativat e BE-sė, zgjerimi i aktivitetit tė edukimit tė tatimpaguesve etj.
Vitin e kaluar kompetencat e Administratės Tatimore kanė kaluar nga UNMIK-u nė Ministrinė e Financave.
Drejtuesi i AT-sė tha se tatimet tė cilat janė duke e aplikuar sot nė Kosovė janė: tatimi i paragjykuar, tatimi nė tė ardhura personale dhe tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH).
Drejtori i kėsaj administrate tha se edhe pėrkundėr vėrejtjeve qė kanė biznesmenėt nė lartėsinė e taksave, ata nuk mund tė ndikojnė nė ndryshimin e tyre, sepse sipas tij administrata tatimore ėshtė vetėm zbatuese e tė gjitha tatimeve tė departamentit tė politikės fiskale nė bashkėpunim me Kėshillin Ekonomik Fiskal.
"Ne vetėm mbledhim tatimet nė fuqi dhe nuk kemi ndikim nė ndryshimin e ligjeve pėrveē sugjerimeve qė mund t'i ofrojmė kėtij departamenti. Nėse ata e shohin tė arsyeshme, mund tė vendosin ndryshimin e tyre", tha Hasani.
Tė ardhurat nga tatimet zėnė rreth 25 pėr qind e buxhetit.
ECIKS / BIZNESI
|