|
Qeveria kėrkon detaje pėr suficitin
Prishtinė, 13 shkurt 2004 - Kosova ėshtė vendi i vetėm nė rajon dhe nė Evropė qė ka tepricė tė mjeteve buxhetore pėr shkak tė politikės restriktive financiare
Ministrit tė Financave Ali Sadriu i ėshtė kėrkuar nga kryeministri Bajram Rexhepi, qė tė japė mė tepėr detaje nė lidhje me suficitin e buxhetit tė vitit tė kaluar, pėr tė cilin thuhet se ėshtė 75 milionė euro. Kryeministri kėrkoi nga MEF-i ta pajisė me informacione shtesė pėr secilėn agjenci shpenzuese, lidhur me shumėn e mjeteve tė shpenzuara dhe tė zotuara sipas kategorive deri mė 31 dhjetor tė vitit tė kaluar.
Ministri Sadriu paraqiti nė mbledhjen e qeverisė raportin e analizave tė rrjedhave ekonomike. Suficiti nė buxhetin e Kosovės ishte temė debati nga shoqėria civile qė nga fillimi i kėtij viti, sipas tė cilės janė akuzuar institucionet se po krijojnė suficit tė lartė nė buxhet dhe nuk po financojnė projekte me rėndėsi publike. Jozyrtarisht ėshtė thėnė nė fillim tė janarit se suficiti nė buxhet do tė jetė 330 milionė euro, mirėpo zyrtarėt e MEF-sė i kanė kundėrshtuar kėto pohime duke vlerėsuar se shumica e kėtyre mjeteve janė tė destinuara pėr projekte kapitale tė cilat janė nė realizim e sipėr. Kosova ėshtė vendi i vetėm nė rajon dhe nė Evropė qė ka tepricė tė mjeteve buxhetore pėr shkak tė politikės restriktive financiare.
Kjo ėshtė rezultat i statusit tė pazgjidhur politik qė i ndalon Kosovės huazimet publike, tė cilat eventulisht do ta mbushnin boshllėkun buxhetor. Pėr tė sqaruar situatėn aktuale, kryeministri ka kėrkuar raportimin e shumės sė mjeteve tė shpenzuara (nga ato tė garantuara) deri nė ditėn e raportimit, si dhe vlerėn e mjeteve tė kontraktuara pėr investime kapitale. Qeveria ka autorizuar Ministrinė e Financave qė tė ketė nė konsiderim prioritetet e financimit tė nevojave pėr Korporatėn Energjetike tė Kosovės, aeroportin, Trepēėn, Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės, projektin e fshatit Hade etj. Nevojat urgjente pėr mjetet e suficitit sipas zyrtarėve tė financave janė projektet kapitale tė komunave, kryesisht nė fushat e shėndetėsisė, arsimit dhe transportit 21 milionė; pėr KEK-un dhe aeroportin 9 milionė; pėr invetime nė KEK, Trepēė dhe aeroport 75 milionė; pėr nevoja tė TMK-sė 15 milionė euro etj.
Suficiti i buxhetit nuk mjafton pėr financimin e tė gjitha kėtyre projekteve por do tė bėhet zgjidhja e prioriteteve. Zyrtarėt e MEF-sė pėrmendin njė varg arsyesh pėr paraqitjen e suficitit, siē ėshtė pamundėsia qė Kosova tė bėjė huazime publike dhe emetim tė parasė. Njė arsye tjetėr pėr mbetjen e parave tė pashfrytėzuara pėrmendet vonesa e nėnshkrimit nga shefi i UNMIK-ut pėr shpenzimin e mjeteve tė suficitit.
Drejtuesit e MEF-sė thanė se vitin e kaluar pėrpilimi i buxhetit nuk ėshtė bėrė nga institucionet kosovare, por nga UNMIK-u.
ECIKS / BIZNESI
|