|
Bordi i ART-sė shqyrton procedurat e tenderit tė TC-sė
Prishtinė, 11 shkurt 2004 - Bordi i ART-sė (Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit), ka shqyrtuar procedurat parakualifikuese tė tenderit tė telefonisė celulare. Nė bazė tė kritereve tė parapara nga Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, ART-ja pėr fazėn e parė, ka konstatuar se kompania InvestCOM nuk ka plotėsuar kushtin minimal tė dorėzimit tė tri (3) kopjeve nė gjuhėn angleze; gjė qė u theksua edhe me rastin e hapjes publike tė dokumentacionit, mė 6 shkurt. Bordi i ART-sė ėshtė duke vazhduar punėn nė shqyrtimin e dokumentacionit tė kompanive tė tjera pjesėmarrėse, mbėshtetur nė kriteret e pėrcaktuara nga Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit. Bordi i ART-sė konfirmon se mbėshtet plotėsisht nė standardet ndėrkombėtare dhe nė Ligjin pėr Telekomunikacionin duke garantuar veprimtari tė hapur dhe vendimarrje: transparencė objektive, profesionale, tė pavarur dhe sipas mundėsive teknike efikase. Bordi i ART-sė, konform Nenit 79 tė Ligjit Aplikativ, u bėn me dije tė gjithė ofruesve tė shėrbimeve telekomunikuese, pavarėsisht nga statusi i tyre juridik, qė tani e tutje duhet t'i nėnshtrohen kėtij ligji. Bordi i ART-sė fton tė gjithė ekspertėt vendorė, institucionet shkencore, pjesėmarrjen e sektorit privat, shoqėrinė e gjerė civile si dhe organizmat ndėrkombėtar (UNMIK-u, OSCE-nė, KFOR-in, Zyrat diplomatike) tė marrin pjesė aktivisht, tė ndihmojnė dhe pėrkrahin nė rregullimin dhe zhvillimin e sektorit tė telekomunikacionit nė Kosovė, thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj Ministrie.
ECIKS/Balkanweb
|