|
Qeveria pajtohet me ndryshimin e disa procedurave tė privatizimit
Prishtinė, 11 shkurt 2004 - Kreu i qeverisė sė Kosovės, Bajram Rexhepi, ėshtė shprehur tė hėnėn i gatshėm pėr ndėrrimin e disa pjesėve tė politikave zbatuese tė privatizimit, por ishte kategorik nė qėndrimin qė i pėrket kėrkesės pėr dorėheqjen e drejtoreshės sė AKM-sė, Mari Fucci.
Ideja pėr ndryshimin e politikave operacionale tė AKM-sė ėshtė ngritur para 6 muajsh, kur nė krye tė Bordit tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit erdhi Nikolaus Lambsdorff dhe menaxherja Mari Fucci. Kjo ide atėherė ishte kundėrshtuar ashpėr nga qeveria.
Thelbi i ndryshimeve tė politikave operacionale ishte propozimi qė gjatė shqyrtimit tė statusit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė tė aplikohen ligjet e ish-regjimit serb tė viteve 90-tė.
Me propozimin e qeverisė, Kuvendi i Kosovės shpalli mė 11 dhjetor tė vitit tė kaluar inekzistente tė gjitha ligjet e miratuara nga regjimi i Millosheviēit nė Kosovė. Ky vendim menjėherė ishte anuluar nga PSSP-ja, duke e cilėsuar atė si kalim tė kompetencave tė institucioneve vendore.
Kryeministri nuk saktėsoi tė hėnėn se pėr ēfarė ndryshimesh nė politikat operacionale konkretisht e kishte fjalėn, por burime tė Biznesit nė Prishtinė thanė se qeveria mund tė bėjė koncesione vetėm pėr ndryshimin e politikave tė shitjes, mėnyrėn e zgjedhjes sė fituesit dhe shumėn e depozitit pėr pjesėmarrje nė tender, e asesi nė aplikimin e ligjeve nga koha e regjimit serb.
Jemi tė hapur pėr ndėrrimin e disa pjesėve tė politikave operuese, qė privatizimi tė jetė mė i suksesshėm, tha Rexhepi, dhe shtoi se ende qėndron prapa qėndrimit se AKM-ja kishte menaxhim tė dobėt dhe se duhet tė largohet menaxherja e saj.
Kryeministri tha se pėr ēėshtjen e privatizimit ai ka diskutuar gjatė vizitės sė tij nė Uashington me nėnsekretarin amerikan pėr Punė tė Jashtme, Marc Grossman. Ēėshtja e privatizimit ishte gjithashtu temė debati edhe gjatė takimit qė kryeministri zhvilloi me drejtuesit e USAID-it nė Shtetet e Bashkuara.
Ne i kemi ngritur shqetėsimet tona se privatizimi lidhet edhe me pėrmbushjen e standardeve dhe njė humbje kohe 6 muaj ėshtė e papranueshme, tha Rexhepi.
Privatizimi, arsye kundėrshtimesh
Procesi i privatizimit nė 6 muajt e fundit ėshtė bėrė shkaku kryesor pėr kundėrshtimet midis UNMIK-ut dhe qeverisė. Procesi i privatizimit u ndėrpre me 5 tetor tė vitit tė kaluar, sipas njė vendimi pa asnjė konsultim paraprak, qė mori shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff.
Sipas zyrtarėve tė UNMIK-ut, procesi i privatizimit ėshtė duke vazhduar, por qė nga ardhja nė krye tė AKM-sė e Lambsdorff dhe Fuccit vetėm njė kontratė pėr shitjen e njė ndėrmarrjeje shoqėrore ėshtė nėnshkruar, ajo pėr Termosistemin e Rahovecit.
Javėn e fundit Lambsdorff dhe anėtarėt vendorė tė Bordit tė AKM-sė kanė kėmbyer akuza reciproke se pala tjetėr ėshtė fajtor pėr bllokimin e procesit tė privatizimit.
Lambsdorff ka thėnė se bojkotimi i mbledhjeve tė Bordit tė AKM-sė nga dy ministrat e qeverisė janė arsye pėr zvarritjen e procesit tė privatizimit, ndėrsa anėtarėt e qeverisė thonė se nuk e shohin tė arsyeshme tė mblidhet bordi i AKM-sė derisa tė mos zbatohen vendimet qė ata kanė marrė sė bashku nė takimin e fundit me 16 dhjetor tė vitit tė kaluar.
Nė mbledhjen e fundit tė bordit tė AKM-sė ishte vendosur qė para vitit tė ri tė shpallet raundi i tretė i privatizimit dhe tė nėnshkruhen kontratat pėr shitjen e 17 ndėrmarrjeve shoqėrore tė raundit tė dytė, por asnjėra nga kėto vendime nuk ėshtė zbatuar.
Kėtė javė priten disa zhvillime tė reja sa i pėrket privatizimit. Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, gjatė njė interviste telefonike nga Nju-Jorku, menjėherė pasi qė raportoi para Kėshillit tė Sigurimit pėr situatėn nė Kosovė, tha se kėtė javė do tė merret njė vendim pėr vazhdimin e privatizimit.
ECIKS/Biznesi
|