Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Vazhdon loja me privatizimin


Prishtinė, 10 shkurt 2004 - Nikolaus Lambsdorff shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut tha se vizita e tij nė Nju-Jork ka qenė udhėtim i zakonshėm dhe nuk ka asgjė tė veēantė qė duhet raportuar pėr privatizimin. Instruksionet, pėr tė cilat zyrtari i UNMIK-ut tha se i ka marrė nga Nju-Jorku, sugjerojnė se procesi i privatizimit duhet tė pėrmirėsohet dhe nė kėtė drejtim thuhet se ėshtė duke punuar AKM-ja kohėt e fundit. Lambsdorff tha se AKM-ja duhet tė vėrtetojė se ndėrmarrjet qė privatizohen janė shoqėrore, por njė problem shumė i madh nė kėtė drejtim paraqitet gjendja e dokumenteve zyrtare.

Derisa gazetarėt prisnin detaje dhe plane pėr vazhdimin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė Kosovės, kreu i Shtyllės IV tha se gjatė qėndrimit tė tij nė Bruksel dhe Nju-Jork ka biseduar pėr standardet, dialogun ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, rolin e Bashkimit Evropian (BE) nė Kosovė dhe pėr disa ēėshtje administrative qė kanė tė bėjnė me Shtyllėn IV tė UNMIK-ut.

Nė takimin me mediat Lambsdorff nuk ka dhėnė asnjė propozim i cili do tė ishte mė i afėrt me qėndrimin e qeverisė qė do tė shpejtonte vazhdimin e procesit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore.

Qė nga ardhja e Nikolaus Lambsdorff nė krye tė Shtyllės IV tė UNMIK-ut dhe njėkohėsisht nė krye tė bordit tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), marrėdhėniet me qeverinė dhe vendėsit janė ashpėrsuar shumė mė tepėr nė krahasim me kohėn kur nė krye tė AKM-sė ndodhej Andy Bearpark.

Pakėnaqėsitė
Qeveria ka vėrejtje pėr punėn e Lambsdorff-it. Sipas saj, ai ka ndėrprerė privatizimin mė 5 tetor, pa pėlqimin e bordit tė AKM-sė. Qeveria ėshtė informuar vetėm nga mediat edhe pėr disa vendime tjera tė Lambsdorff-it. Kėto vendime kanė tė bėjė me emėrimin e Marie Fucci-t nė krye tė menaxhmentit tė AKM-sė, ristrukturimi qė iu bė agjencisė sipas tė cilit vendėsit dhe ekspertėt e USAID-it u emėruan nė pozita periferike, ideja pėr zbatimin e ligjeve tė Milosheviēit nė privatizim, rishqyrtimi i statusit tė ndėrmarrjeve shoqėrore etj.

Shumica e pyetjeve tė gazetarėve kishin tė bėnin me ēėshtjen e zhbllokimit tė privatizimit, ndėrkohė qė Lambsdorff tha se AKM-ja duhet tė ratifikojė njė numėr tė kontratave tė shitjes, por nevojiten vendime urgjente nga bordi, qė kanė tė bėjnė edhe me ndryshimin e politikave operacionale nė bazė tė udhėzimeve nga Nju-Jorku.
Lambsdorff u tėrhoq tė premten nga pohimet e dhėna njė ditė mė parė kur tha se privatizimin po e bllokojnė vendėsit duke bojkotuar mbledhjet e bordit tė AKM-sė.
“Pėr procesin e privatizimit unė nuk kam fajėsuar askėnd, por takimi i fundit i bordit tė AKM-sė nuk ka qenė i suksesshėm sepse nuk ishim ne gjendje tė votojmė pėr shumicėn e pikave tė rendit tė ditės”, tha Lambsdorff.

Sipas tij, pėr vendime tė rėndėsishme nevojitet konsensus ose mė tepėr vota tė anėtarėve vendės dhe ndėrkombėtarė tė bordit tė AKM-sė.

Lambsdorff pėrsėriti idenė pėr ndryshimin e politikave operative me tė cilat punon AKM-ja, tė cilat po kundėrshtohen ashpėr nga anėtarėt e qeverisė nė bordin e AKM-sė.

Bordi i AKM-sė pėrbėhet nga tetė anėtarė, katėr ndėrkombėtarė, tre pėrfaqėsues tė qeverisė dhe njė anėtar pėrfaqėsues i sindikalistėve.

Menaxhimi i ndėrmarrjeve publike ishte njė temė tjetėr pėr tė cilat ėshtė biseduar nė takimin e sotėm me gazetarė, tė cilėt kishin vėrejtje ndaj UNMIK-ut se nuk po i publikon rezultatet e auditimit tė tyre.

Janė bėrė disa auditime nė ndėrmarrjet publike, por ato asnjėherė nuk iu kanė paraqitur opinionit publik. Lambsdorff tha se vendimin pėr publikimin e tyre e merr shefi i UNMIK-ut.

Sipas tij, shumica e problemeve me tė cilat ballafaqohen ndėrmarrjet publike ne Kosovė janė tė natyrės sė menaxhimit dhe kėrkojnė njė menaxhment tė ristrukturuar duke pėrfshirė edhe KEK-un.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail