|
Shqipėria dhe Kosova drejt njėsimit tė tregut tė punės
Tiranė, 8 shkurt 2004 - Shqipėria dhe Kosova do tė punojnė pėr tė krijuar njė treg tė pėrbashkėt pune. Dje, gjatė konferencės kombėtare Dialogu social nė Shqipėri; arritjet dhe sfidat, organizuar nga Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, u parashtruan strategjitė e zhvillimit ekonomik midis Shqipėrisė dhė Kosovės. Ministri i Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale Engjėll Bejtaj, tha se aktiviteti zhvillohet nė linjė tė programit dhe zbatimit tė politikave tė bashkėpunimit tė qeverisė me partnerėt socialė. Problemet e mbrojtjes sociale, tė pagave, tė politikave tė tregut tė punės, tė formimit profesional, tė mbrojtjes dhe sigurimit nė punė, tė privatizimit, qė ndikojnė drejtpėrdrejtė nė standardin e kostos sė jetės nė shoqėri, janė sfidat qė paraqiten para nesh, tha ai. Kjo deklaratė u bė si pėrgjigje ndaj pakėnaqėsive tė shfaqura prej popullsisė qė ėshtė duke zhvilluar protesta dhe kundėrshtuar rritjen e ēmimeve tė shėrbimeve dhe tė konsumit tė pėrditshėm, si tarifave tė telefonisė fikse, energjisė elektrike dhe sė fundi ēmimit tė bukės.
Ministri i Punės sė Kosovės, Ahmet Isufi, deklaron se delegacioni kosovar ka ardhur nė Tiranė pėr tė shkėmbyer tė rejat mė tė fundit rreth zhvillimeve partnere dhe pėr ngritjen e dialogut social. Pyetur se si paraqitet nė relacionin katėrvjeēar, i fundit nė fushėn sociale nė Kosovė, ministri kosovar Isufi thotė: Kosova ėshtė nė fazėn e njė zhvillimi tė mirėfilltė. Aktualisht me krijimin e insitucioneve ėshtė vėnė vetėm baza e parė, ajo e ngritjes sė institucioneve, por gjendja ėshtė e rėndė se nė vend 57% janė tė papunė dhe kjo ėshtė tragjike duke pasur parasysh moshėn e re tė popullatės.
Pėrfaqėsuesi i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė (BSPSH), Gėzim Kalaja, kėrkoi prej qeverisė vijimin e negociatave me qėllim marrjen e masave pėr ti paraprirė ngritjes sė ēmimeve me tė cilat po pėrballet popullata. BSPSH-ja nuk e ka pėrjashtuar asnjėherė rėndėsinė e dialogut social, pasi kėshtu arrihet mė tepėr sesa prej protestave. Po ashtu, zhvillimin e njė strategjie pėr tė stabilizuar situatėn dhe pėr tė pėrmirėsuar jetėn e popullsisė, hapjen e vendeve tė lira tė punės, respektim i standardeve ndėrkombėtare nė tregun e punės bazuar nė konventat ndėrkombėtare, ku gjejnė pasqyrim tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut etj.
ECIKS / Biznesi
|