|
Holkeri mirėpret ndihmėn e Paktit tė Stabilitetit pėr standardet
Prishtinė, 06 shkurt 2004 - Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, ka mirėpritur gatishmėrinė e Paktit tė Stabilitetit pėr tė ndihmuar Kosovėn nė arritjen e standardeve dhe avancimin e bashkėpunimit ekonomik me vendet e rajonit. Holkeri i bėri kėto komente nė Prishtinė pas njė takimi qė zhvilloi me koordinatorin e Paktit tė Stabilitetit, Erhardt Busek.
"Pėrshėndes ofertėn e Paktit tė Stabilitetit pėr implementimin e standardeve dhe bashkėpunimin ekonomik rajonal nga i cili do tė pėrfitojnė qytetarėt e Kosovės", tha Holkeri.
Kreu i Paktit, Erhardt Busek, tha se axhenda e kėsaj iniciative tė integrimit rajonal dhe evropian ėshtė e qartė se Kosova nuk do tė jetė vrimė e zezė nė rajon dhe derisa tė zgjidhet statusi final ata do tė ndihmojnė UNMIK-un dhe Kosovėn. Ndihma e Paktit, sipas Busekut, do tė orientohet nė shtyrjen pėrpara tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė midis Kosovės dhe vendeve tė rajonit.
"Njė shembull tjetėr i ndihmės ėshtė energjetika, pėr tė cilėn ka njė bashkėpunim tė mirė nė rajon dhe ėshtė me rėndėsi qė tė bėhen pėrparime nė kėtė aspekt", tha Busek dhe shtoi se i ka bėrė kėrkesė kryeministrit Rexhepi qė Kosova tė dorėzojė sa mė parė letrėn e bardhė, e cila parasheh liberalizimin e tregut tė energjetikės nė rajon.
Nė fushėn e transportit Pakti i Stabilitetit ėshtė i interesuar qė tė ndihmojė Kosovėn nė marrjen e kredive tė jashtme.
Pakti i Stabilitetit ėshtė njė iniciativė e cila ka pėr qėllim qė tė lehtėsojė rrugėn e vendeve tė Evropės Juglindore pėr anėtarėsim nė BE. Nė kėtė kuadėr projektet e Paktit fokusohen posaēėrisht nė aspektin e bashkėpunimit rajonal, liberalizimin e tregtisė, qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe mallrave, harmonizimin e legjislacionit tė vendeve tė rajonit me atė tė Bashkimit Evropian etj.
Kryeministri Rexhepi tha pas takimit me koordinatorin e Paktit se ata janė shumė tė angazhuar nė rajon pėr krijimit e raporteve edhe mė tė mira nė aspektin politik, tė infrastrukturės, demokratizimit. Gjatė takimit ėshtė biseduar pėr mundėsinė e realizimit tė marrėveshjeve pėr tregėti tė lirė edhe me vendet tjera nė rajon dhe mundėsinė qė Kosova tė merr pjesė edhe nė iniciativa tė tjera sa i pėrket ndalimit tė krimit tė organizuar.
Aktivitetet e Paktit tė Stabilitetit
Nė kuadėr tė Paktit shtetet mund tė pėrfitojnė nga 3 tryeza. Tryeza e parė ka tė bėjė me tė drejtat e njeriut dhe minoriteteve, qeverisje tė mirėfilltė, tė drejtat e grave, pėrkrahja e mediave, arsimi dhe rinia dhe ēėshtjet e refugjatėve.
Tryeza e dytė e Paktit pėrfshin investimet nė infrastrukturėn rajonale, sektorin energjetik, zhvillimin e sektorit privat, tregtinė rajonale, kėshillimin pėr biznes, ēėshtjet e ambientit etj.
Tryeza e tretė dhe e fundit e Paktit pėrfshin kontrollin e armėve dhe ēarmatimin, ēminimin, pėrgatitjen pėr katastrofa, luftimin e korrupsionit, luftimin e krimit tė organizuar, gjithashtu pėrfshim migrimin dhe azilin, reformat nė drejtėsi, zhvillimin e shėrbimeve policore e kontrollimin e kufijve, si dhe luftimin e trafikimit tė qenieve njerėzore.
ECIKS / BIZNESI
|