Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

B.Beqaj: Kosova, pjesė e tregut tė pėrbashkėt


03 shkurt 2004 - Intervistė e z. Besim Beqaj, pėrfaqėsuesi i Kosovės nė Paktin e Stabilitetit dhėnė Radios Evropa e Lirė

REL: Ka afro dy vjet qė Kosova ėshtė e pėrfshirė nė kuadėr tė projekteve rajonale tė Paktit tė Stabilitetit. Cilat janė rezultatet e deritanishme?

BEQAJ: Nė fillim duhet tė bėj edhe njėherė tė qartė njė aspekt tė funksionimit tė Paktit tė Stabilitetit. Pakti i Stabilitetit ėshtė iniciativė. Ėshtė iniciativė e cila kryesisht ka pėr qėllim futjen e mekanizmit tė bashkėpunimit nė mes tė vendeve tė rajonit. Mekanizėm i cili nuk jep rezultate tė menjėhershme, por afatgjata. Nėse flasim pėr atė qė Kosova ka arritur gjatė vitit 2003 qė tė hyjė nė mekanizmin e liberalizimit tė tregut nė rajon si njė ndėr vendet me tė cilat duhet tė nėnshkruhet marrėveshja e tregtisė sė lirė, ne nuk mund tė presim rezultate tė menjėhershme nga kjo. Nuk mund tė thuhet qė atė ditė qė nėnshkruhet marrėveshja ne i kemi fituar, Kosova i ka fituar kaq milionė. Mirėpo kjo do tė thotė qė ėshtė hapur rruga qė Kosova tė jetė pjesė e liberalizimit tė tregut nė rajon dhe ne kemi filluar me njė marrėveshje tė tregtisė sė lirė me Shqipėrinė dhe shpresojmė qė me ndihmėn e Paktit gjatė kėtij vitit do t'i realizojmė edhe me Maqedoninė, por edhe me Bosnje Hercegovinėn. Kjo ėshtė e arritura mė e madhe e vitit tė kaluar. Pėrveē kėsaj pėrmes kėtij mekanizmi tė Paktit tė Stabilitetit neve kemi arritur qė tė jemi nėnshkrues tė memorandumit multilateral pėr krijimin e tregut rajonal tė energjisė. E arritur tjetėr ėshtė nė fushėn e infrastrukturės. Infrastruktura si e tillė nuk mund tė ketė rezultate tė menjėhershme se njė rrugė nuk mund tė ndėrtohet brenda njė muaji apo brenda njė viti. Nė Evropėn Juglindore egziston njė strategji. Orientimisht deri nė vitin 2015 duhet tė pėrfundohet njė rrjet i rrugėve rajonale. Punė tjetėr e cila ėshtė bėrė; ju e dini qė problemet kufitare nė rajon janė tė theksuara. S'ka lėvizje tė lirė tė punėtorėve, s'ka lėvizje tė lirė tė mallrave, ka probleme doganore, procedura shumė tė komplikuara, korrupsion nėpėr dogana, pritje tė gjata; qėllimi i kėtyre iniciativave ėshtė qė tė diskutohen procedurat e kėtyre kalimeve kufitare. Kėto janė disa forma tė bashkėpunimit tė cilat ne kemi menduar dhe ende mendojmė t'i plasojmė edhe mė tutje.

REL: Kėto ditė zoti Erhard Busek gjatė qėndrimit tė tij nė Prishtinė pėrmendi dhe ēėshtjen e huave ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Nė ēfarė mėnyre mund tė marrė Kosova kredi duke pasur parasysh se ato u lejohen kryesisht vetėm shteteve?

BEQAJ: Pėr huazime afatgjata Kosova ende nuk ėshtė e kualifikuar pėr arsye tė statusit. Mirėpo huazimet afatgjata mund tė bėhen pėrmes projekteve konkrete. Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim me UNMIK-un, me shtyllėn e katėrt ka formuar njė grup, i cili do tė merret me strategji ekonomike dhe identifikim tė projekteve, tė cilat pastaj do tė paraqiten pėr huazime afatgjatė. Deri tani ky grup ka patur disa takime dhe kryesisht ėshtė investuar energji nė pėrgatitjen e bazės ligjore pėr t'i lejuar Kosovės pėr tė hyrė nė huazimet afatgjata. Aspekti ligjor tani ėshtė nė fazėn kur projektligji ėshtė pėrgatitur pėr huazime afatgjata. Nė momentin e aprovimit tė kėtij ligji, ne atėhere do tė hyjmė nė pėrgatitjen e marrėveshjeve bilaterale me institucionet financiare ndėrkombėtare. Deri mė tani disa prej institucioneve kanė paraqitur njė gadishmėri fillestare pėr tė huazuar mjete pėr Kosovėn siē janė Banka Evropiane pėr Investime, BERZH-i etj, dhe ata kėrkojnė qė huazimi tė bėhet nė bazė tė projekteve.

REL: Sa projekte janė paraqitur deri mė tani tė cilat mund tė presin huazime afatgjata nga ana e institucioneve financiare ndėrkombėtare?

BEQAJ: Ne fillimisht kemi projektin pėr aeroportin i cili ėshtė paraqitur nga AKM-ja. Gjithashtu nga AKM-ja ka ardhur njė kėrkesė pėr Trepēen, pėr riaktivizimin e Trepēes, ka pėr KEK-un, edhe aty nė mėnyrė tė qartė ėshtė theksuar lidhja e Kosovės me linjėn 400 kv me Shqipėrinė, meqėnėse projektin e fizibilitetit tani vetėm Banka Botėrore e ka nė proces punimi. Kėto projekte janė bazė dhe ne na japin mundėsinė qė kryesisht tė hyjmė nė marrėdhėnie kontraktuese me institucionet ndėrkombėtare.

REL: Gjithashtu janė pėrmendur disa herė projekte tė ndryshme pėr infrastrukturėn rrugore. Cilat janė pėrfitimet e Kosovės nė kuadėr tė kėtyre projekteve?

BEQAJ: Kosova do tė jetė nėnshkruese. REBIS ėshtė njė projekt i financuar nga Komisioni Evropian. Ėshtė njė projekt qė kap shumėn 1.5 miliard euro, dhe nga tėrė kjo strukturė e pėrgjithshme, nė fushėn e krijimit tė rrjetit rajonal tė rrugėve, Kosova mund tė pėrfitojė diku deri 218 milion euro pėr infrastrukturėn rrugore brenda pėrbrenda Kosovės.

REL: E pėrmendėt mė parė pėrēuesin 400 kv ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė. Sa do tė ndihmonte ky projekt nė stabilizimin e gjendjes me furnizimin me rrymė?

BEQAJ: Kjo na ndihmon jashtėzakonisht shumė pėr arsye se ne kemi nevojė shumė tė madhe pėr energji nė periudhėn e dimrit, kur Shqipėria ka tepricė ndoshta pėr shkak tė ujrave tė cilat grumbullohen gjatė dimrit, ndėrsa ne kemi tepricė tė energjisė gjatė verės dhe nuk kemi ku ta plasojmė nė rrjet dhe do tė ishte shkėmbim i energjisė njė me njė. Nė kushte kur ne kemi nevojė shumė tė madhe pėr energji kembejmė energji 1 kw me 2,5 kw.

ECIKS / Radio Evropa e Lirė
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail