|
Busek: Kreditė afatgjate tė rėndėsishme pėr Kosovėn
PRISHTINĖ, 29 JANAR 2004 - Kosova mund tė marrė kredi nga institucionet ndėrkombėtare nėse OKB-ja dhe Parlamenti i Kosovės vendosin pėr kėtė, kėshtu tha kordinatori i Paktit tė Stabilitetit gjatė ditės sė dytė tė vizitės nė Kosovė. Busek ka shtuar se kreditė afatgjate do tė jenė shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik nė Kosovė. Ne punojmė qė tė ketė garancione pėr investitorėt e jashtėm.
Institucionet ndėrkombėtare financiare japin kredi pėr ata partnerė qė janė shtete. Kosova nuk ėshtė shtet. Ne po mundohemi ta gjėjmė njė zgjidhje. Kjo do tė varet nga zyra ligjore e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork dhe pastaj kalimi i ligjit nė Kuvendin e Kosovės dhe do tė presim se cka do tė ndodhė". Pėrfaqėsuesit e Paktit tė Stabiliteti thonė se shumė shpejt do tė aprovohet ligji pėr kredi ndėrkombėtare dhe do tė fillojnė bisedimet me institucione ndėrkombėtare pėr tė marrė kredi afatgjata.
ECIKS / QIK
|