|
Begatohet MTL-ja ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės
Prishtinė, 27 janar 2004 - Autoritetet e Shqipėrisė dhe tė Kosovės do tė diskutojnė dy ditė radhazi nė Prishtinė zgjerimin e Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės. Ky ėshtė edhe qėllimi i vizitės sė ministrit tė Ekonomisė sė Shqipėrisė, Anastas Anxheli nė Kosovė. Gjatė njė forumi tė biznesit tė organizuar nga Oda Ekonomike dhe Dhoma e Tregtisė sė Shqipėrisė, afaristėt e dy vendeve do tė diksutojnė mė tepėr detaje rreth aplikimit tė tregtisė sė lirė.
Ministri shqiptar i ekonomisė Anastas Anxheli fillimisht u takua me homologun kosovar, ministrin Ali Jakupi. Tė dy ministrat kanė pėrgėnjeshtruar mundėsinė e ndryshimit tė marrėveshjes pėr tregti tė lirė.
Nuk do tė ketė ndryshim tė marėveshjes, por, vetėm begatim tė saj, janė shprehur ministrat pas takimit. Ministri Anxheli tha se zhvillimi ekonomik i tė dy vendeve do tė krijojė mundėsi tė reja pėr zhvillim, ndėrsa qė Kosovės do ti krijonte lehtėsira edhe nė planin politik.
Ali Jakupi ministėr i Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės vizitėn e delegacionit tė lartė ekonomik tė Shqipėrisė e vlerėsoi si shtytje nė rritjen e bashkėpunimit ekonomik nė mes dy vendeve. Ministri Jakupi tha se marrėveshja e tregitsė sė lirė i ka hapur rrugėn e bashkėpunimit institucional, ndėrsa qė takimet e ndėsjella do tė mundėsojnė thellimin e bashkėpunimit.
Ministri shqiptar i Ekonomisė ėshtė takuar edhe me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe po merrė pjesė nė Forumin e Biznesit qė po organizohet nga Oda Ekonomike dhe Dhoma e Tregtisė e Shqipėrisė. Shqipėria ėshtė vendi i parė me tė cilin Kosova ka nėnshkruar marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė, e cila ka filluar tė aplikohet nga 1 tetori i vitit tė kaluar. Me anė tė saj 50 pėr qind e mallrave qė tregtohen ndėrmjet dy vendeve nuk do tė ngarkohen me taksė doganore.
ECIKS / RK
|