|
KEK-u pėrfiton edhe 63 milionė tė suficitit
Prishtinė, 26 janar 2004 - Korporata Energjitike e Kosovės (KEK) do pėrfitojė edhe rreth 63 milion euro nga suficiti buxhetor i vitit 2003. Kjo u vendos me rekomandimin e Grupit tė punės pėr energjitikė, i cili pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, Qeverisė, donatorėve dhe Agjensisė Kombėtare tė Mirėbesimit (AKM). Sipas zėdhėnėses sė Qeverisė, Mimoza Kusari, Kryeministri Bajram Rexhepi tashmė e ka pranuar kėtė financim, por me kusht qė paratė tė jepen pasi KEK-u tė ketė dorėzuar projektet.
Zėdhėnėsja shtoi se Kryeministri e kundėrshtoi rekomandimin e parė tė AKM-sė pėr t'i dhėnė KEK-ut 102 milionė euro. Sipas dokumentave, KEK-u ka njė defiēit prej 2.5 milionė eurosh, qė ėshtė shkaktuar nga njė kosto e lartė e energjisė dhe nga njė inkasim tepėr i ulėt. Gjatė katėr viteve tė fundit Kosova po ballafaqohet me njė krizė energjitike e cila ka ardhur nga mosmirėmbajtja e termocentraleve nė 10 vitet e administrimit serb. Kriza energjetike ėshtė pasojė edhe e dėshtimit tė investimeve prej qindra milionė eurosh qė u shpenzuan pėr kapacitetet energjitike tė Kosovės nga donatorėt ndėrkombėtarė.
ECIKS / Balkanweb
|