|
FMN: Merrni masa tė forta nė qeverisje
Tiranė, 26 janar 2004 - Fondi Monetar Ndėrkombėtar vendos kushte tė rėnda pėr qeverinė shqiptare. Reduktimi i ekonomisė informale, rritja e tė ardhurave tatimore, zgjerimi i barrės fiskale, marrja e masave tė forta nė qeverisje, marrja e masave tė forta nė gjyqėsor dhe nė forcimin e shtetit ligjor, rregullimi i detyrimeve kritike financiare qė ka shteti, si dhe miradministrimi i borxheve janė disa nga kushtet e vendosura nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar pėr qeverinė shqiptare. Qeveria shqiptare deri njė muaj mė parė nuk kishte plotėsuar njė nga kriteret e kėrkuar nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, i cili mund tė sillte edhe mosnėnshkrimin e marrėveshjes me qeverinė shqiptare. Duke parė angazhimin e madh tė autoriteteve ndaj programit dhe paketės sė politikave, bordi ekzekutiv aprovoi mosobservimin pėr mosplotėsimin e njė kriteri performance, -ėshtė shprehur Agustin Carstens, zėvendėsdrejtori ekzekutiv dhe kryetari i radhės i bordit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Qeveria shqiptare nuk ishte nė gjendje qė deri nė 30 shtator tė shlyente tė gjitha borxhet e ndėrmarrjeve publike, duke e plotėsuar kėtė kriter vetėm nė muajin dhjetor. Megjithatė, Carstens ka pohuar se meqė ky kriter u pėrmbush dhe pėrfundoi rishikimi i tretė i marrėveshjes dhe rishikimi i pozicionit financiar, marrėveshja u firmos. Pėr kėtė arsye, pėrmirėsimi i mobilizimit tė tė ardhurave ėshtė njė politikė prioritare, qė kėrkon jo vetėm pėrmirėsime nė administrimin e taksave dhe nė hartimin e politikės sė taksave, por dhe veprime pėr tė pėrmirėsuar qeverisjen dhe klimėn e biznesit, nė mėnyrė qė tė reduktohet madhėsia e ekonomisė informale dhe tė zgjerohet baza e taksave, -Carstens. Sipas tij, programi pėrmban masa tė rėndėsishme pėr administrimin e taksave, tė cilat nė rast se ndėrmerren bashkarisht, pritet qė tė pėrmirėsojnė eficencėn, barazinė dhe volumin e taksave tė mbledhura. Problemet e qeverisjes po adresohen me anė tė njė sėrė masash, pėrfshirė kėtu reformėn nė shėrbimin civil, pėrmirėsimin e kapaciteteve pėr tė luftuar pastrimin e parave, si dhe pėrpjekjet e koordinuara pėr tė hequr pengesat administrative ndaj investimeve, -tha Carstens. Ai sqaron se autoritetet duhet tė marrin masa tė forta edhe nė ēėshtje tė tjera tė qeverisjes, si reforma gjyqėsore dhe forcimi i shtetit ligjor, si dhe rregullimi i detyrimeve financiare shtetėrore. Bordi Ekzekutiv i FMN-sė nė kuadėr tė marrėveshjeje trevjeēare PRGF-sė aprovoi lėvrimin e rreth 5.9 milionė dollarė amerikanė pėr Shqipėrinė. Deri tani, Shqipėria ka tėrhequr nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar rreth 17.8 milionė dollarė amerikanė.
ECIKS / Shekulli
|