|
Administrata tatimore inkason 105 milion gjatė 2003
Prishtinė, 24 janar 2003 - Administrata tatimore prezentoi sot arritjet dhe objektivat pėr tė ardhmen, katėr vjet pas themelimit. Ky organ i politikės fiskale nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave ėshtė njė ndėr dy burimet kryesore pėr plotėsimin e buxhetit tė tė Kosovės.
Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ali Sadriu, shpreson qė funksionimi i administratės tatimore do tė shmangė abuzimet dhe se Ministria qė ai drejton ėshtė e orientuar nė forcimin e bindjes se shtigjet pėr mundėsitė e abuzimeve duhet tė mbyllen me ndihmėn e administratės tatimore.
Ndėrkaq, duke folur pėr sfidat qė e presin kėtė administratė gjatė kėtij viti, drejtori Mustafė Hasani veēoi procesin e ngadalėsuar tė aprovimit tė ligjeve dhe udhėzimeve, pėrdorimin i keshit nė afarizimin e pėrgjithshėm kosovar, regjistrimin e ngadalshėm tė bizneseve, ndryshimet e pėrkohshme dhe tė pėrhershme nga Agjencioni i Regjistrimit tė Biznesit dhe mallrat nė tregun e zi.
Gjithashtu u tha se administrata tatimore planifikon implementimin e ligjeve pėr tatim nė tė ardhura dhe shuarjen e tatimit tė paragjykuar si njė tatim i veēantė.
Ndryshe administrata tatimore gjatė vitit 2003 ka inkasuar 105 milion euro dhe 20 milion euro kontribute pensionale.
ECIKS / QIK
|