|
Oda Ekonomike paralajmėron padi kundėr AKM-sė
Prishtinė, 23 janar 2004 - Oda Ekonomike e Kosovės (OEK) paralajmėroi tė martėn ngritjen e padisė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės kundėr atyre qė penguan procesin e privatizimit dhe personave qė nuk i pėrfillin ligjet nė fuqi. Sipas OEK-ut, ecuritė e deritashme dhe autorizimet e Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit (AKM) pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore, deri sa tė privatizohen ato, nuk kanė treguar se AKM-ja ka kapacitete tė mjaftueshme profesionale qė tė bėjė kėtė menaxhim. OEK propozon qė tė gjendet njė zgjidhje mė e pėrshtatshme pėr menaxhimin e ndėrmarrjeve shoqėrore e publike nė mėnyrė qė ky menaxhim tė mos ndikojė negativisht nė veprimtarinė ekonomike tė kėtyre ndėrmarrjeve.
Ismail Kastrati, kryetari i OEK-ut, tha se vendimet dhe veprimet e AKM-sė po e shkatėrrojnė ekonominė shoqėrore tė Kosovės dhe po u shkaktojnė dėme edhe kompanive private dhe bankave komerciale, duke i bllokuar mjetet e tyre dhe nėnshkrimin e kontratave pėr fituesit e tenderėve. Kastrati tha se bllokimi i procesit tė privatizimit po krijon njė situatė tė pasigurisė sė plotė juridike jo vetėm pėr kompanitė ekonomike nga vendi dhe bota, por edhe pėr qytetarėt e Kosovės me pasoja tė paparapara qė lidhen me krizėn sociale. Kryetari i OEK-ut tha se pėrveē bllokimit tė procesit tė privatizimit shkelen edhe rregullat nė fuqi nga ana e atyre qė i kanė miratuar kėto rregullativa dhe nga instuticionet e autorizuara pėr implementimin e tyre. Oda vlerėson se veprimet e kėtilla tė Shtyllės IV tė UNMIK-ut, si dhe pėrgjegjėsve tė AKM-sė janė tė papranueshme, tė padrejta dhe me pasoja tė shumėfishta negative pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Gjithashtu, po aktualizohen edhe dilemat e sqaruara rreth kompetencave tė vendorėve nė privatizim, rreth raporteve pronėsore tė vendosura me ligje diskriminuese tė Serbisė etj.
ECIKS / Biznesi
|