|
Strategjia ekonomike tė hartohet me institucionet shekencore
Prishtinė, 23 janar 2004 - Pėrpilimi i njė strategjie tė qėndrueshme mund tė bėhet vetėm me angazhimin e institucioneve shkencore tė Kosovės, siē ėshtė akademia e shkencave, universiteti, institutet e ndryshme dhe ekspertėt e lėmive tė ndryshme, kanė konstatuar ekspertėt e ekonomisė nė njė takim nė Prishtinė, me ērast u debatua pėr strategjinė e hartuar, kohė mė parė, nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė.
Strategjia e zhvillimit afatmesėm ekonomik ėshtė e domosdoshme pėr orientimin e zhvillimin tė mėtejshėm tė vendit. Me strategjinė zhvillimore duhet tu jepet pėrparėsi degėve prodhuese, qė janė bartėse tė ekonomisė dhe qė mund ta shpiejnė Kosovėn pėrpara, tha kryetari i Lidhjes sė Ekonomistėve Nuri Bashota dhe ka shtuar se, njė strategji e qėndrueshme do tė mund tė hartohej vetėm me pjesėmarrjen e institucioneve shkencore tė Kosovės, siē ėshtė akademia e shkencave, universiteti, institutet e ndryshme dhe ekspertėt.
Kjo strategji, e cila nuk mbėshtetet nė indikatorė tė rėndėsishėm, nė burime dhe tė dhėna statistikore, por nė aplikimin e anketave, vetėm sa e zhvlerėson nivelin shkencor, theksoi Bashota.
Ndėrtimi i banesave qė ka pėrparėsi sipas strategjisė sė Ministrisė sė tregtisė, nuk ėshtė bartės i prodhimit. Ndėrsa norma e rritjes sė brutoprodhimit vendor dhe tė ardhurave kombėtare, qė parashihet tė rritet 28 pėrqind, ėshtė e paarritshme, tha mė pas Bashota.
Me qė dokumenti paraqet rrjedhat ekonomike pėr periudhėn 5 vjeēare, atėherė atij duhet ti qasemi mė seriozisht, qė tė bėjmė njė strategji tė mirėfilltė, tha profesori Sabri Kadriu.
Ndėrsa drejtori i Institutit Ekonomik, Musa Limani, tha se megjithė mangėsitė, hartuesit e saj, pra Ministria e tregtisė dhe industrisė, ka vėnė nė pah domosdoshmėrinė pėr njė strategji zhvillimore tė vendit.
Vėrejtjet nga kjo tryezė do ti drejtohen Qeverisė sė Kosovės, ndėrkohė qė me rastin e prezantimit tė kėsaj strategjie, ministri i tregtisė dhe industrisė, Ali Jakupi, tha se mirėpresin tė gjtiha vėrejtjet dhe sugjerimet, tė cilat do tė pėrfshihen nė dokumentin nė fjalė, para se ai tė paraqitet si strategji e qeverisė.
ECIKS / Radio Kosova
|