|
Zgjidhja energjetike pėr Kosovėn: largpėrēuesi me Shqipėrinė
Prishtinė, 22 janar 2004 - Ideja pėr kėmbimin e energjisė elektrike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės ka ardhur duke ditur se Kosova ka teprica tė energjisė gjatė verės dhe mungesa gjatė dimrit, ndėrsa nė Shqipėri ėshtė e kundėrta, sepse kapacitetet energjetike shqiptare janė tė bazuara nė hidrocentrale me ujėDalja nga kriza energjetike nė Kosovė, qė do tė kushtonte mė lirė dhe do tė arrihej mė shpejt, ėshtė ndėrtimi i largpėrēuesit 400 kilovoltėsh me Shqipėrinė, tha pėr Biznesin Charles Brown, menaxher ndėrkombėtar i Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK).Brown tha se ndėrtimi i termo- ose hidrocentraleve ka njė kosto tė papėrballueshme pėr Kosovėn, sikurse dhe merr njė kohė tė gjatė ndėrtimi i tyre.Kosova ka nevojė pėr njė peak power (kulmi i shpenzimit tė energjisė) me Shqipėrinė. Mėnyra mė e mirė e furnizimit me rrymė pėr Kosovėn ėshtė ndėrtimi i largpėrēuesit 400 kilovoltėsh me Shqipėrinė dhe kėmbimi i rrymės, tha kreu ndėrkombėtar i KEK-ut.Sipas tij, pėrmes kėtij largpėrēuesi KEK-u do tė dėrgojė rrymė pėr Korporatėn Elektroenergjetike tė Shqipėrisė kur ka teprica, sidomos gjatė natės, ndėrsa ata do ta kthejnė borxhin kur tė kenė teprica.Ideja pėr kėmbimin e energjisė elektrike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės ka ardhur duke ditur se Kosova ka teprica tė energjisė gjatė verės e mungesa gjatė dimrit, ndėrsa nė Shqipėri ėshtė e kundėrta, sepse kapacitetet energjetike shqiptare janė tė bazuara nė hidrocentrale me ujė.Banka Botėrore ka ndarė njė shumė tė mjeteve nė vlerė prej 1.1 milion dollarė pėr hartimin e projektit zbatues tė largpėrēuesit Shqipėri - Kosovė.Ideja pėr ndėrtimin e termo- apo hidrocentraleve nuk i duket me vend kreut tė KEK-ut. Ai tha se nėse supozohet ndėrtimi i njė hidocentrali nė Prizren, do tė duheshin gjashtė vjet dhe pėr atė kohė nuk do tė kishte prodhim tė energjisė. Ndėrtimi i hidrocentralit kushton 60 euro pėr njė megavat, qė ėshtė dy herė mė tepėr sesa ēmimi i prodhimit nė termocentralet e Kastriotit.Menaxheri i KEK-ut shprehet se Kosovės nuk i nevojitet ndonjė termocentral i ri. Blloqet e Kosovės A janė mė tė reja sesa shumica e termocentraleve nė Evropėn Juglindore dhe atyre iu nevojitet vetėm riparimi i mundshėm. Nėse ndėrroni kazanėt, ndėrroni elektrostatikėt, nėse e pėrmirėsoni sistemin e knotrollit, kostoja e pėrgjithshme e Kosova A3, A4 dhe A5 do tė jetė mė pak sesa 50 milionė euro, tha ai dhe shtoi se nė kėtė mėnyrė do tė fitohen tri blloqe tė reja qė do tė funksionojnė tė paktėn edhe 10 deri 15 vjet. Ndėrsa pėr sa u pėrket shpenzimeve qė nevojiten pėr ndėrtimin e termocentraleve, ai tha se pėr kėtė nevojiten tė paktėn 200 milionė euro, tė cilat vėshtirė se mund tė sigurohen duke llogaritur buxhetin e varfėr tė Kosovės.Nė 5 vitet e fundit Kosova po ballafaqohet me problemet e furnizimit me rrymė nė saje tė mungesės sė riparimit tė termocentraleve gjatė viteve 90-tė dhe dėshtimit tė qindra miliona euro investimeve nė energjetikė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare.
ECIKS/Biznesi
|