|
Rexhepi: Japonia vazhdon kontributin nė Kosovė
Prishtinė, 21 janar 2004 - Japonia ėshtė ndėr kontribuesit mė tė mėdhenj nė fazėn e rindėrtimin tė Kosovės. Kjo ka qenė deklarata e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, pas takimit qė pati me zėvendėsministrin e Punėve tė Jashtme tė Japonisė, Ichiro Fujisaki. Kryeministri ka thekuar se Japonia ka realizuar njė numėr tė madh tė projekteve nė infrastrukturė, sidomos nė rrjetin e energjetikės, nė rehabilitimin e njė numri tė madh tė shkollave dhe tė institucioneve shėndetėsore. "Ėshtė njė kontribues shumė i madh, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė tė gjitha ato shtete qė kanė nevojė pėr ndihmė", tha kryeministri Rexhepi. Ai nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės, falėnderoi Japoninė pėr kontributin e madh dhėnė Kosovės. "Kosova ėshtė ēelėsi kryesor i elementit pėr paqe, stabilitet, dhe zhvillim nė Evropėn Juglindore. Ne jemi shumė tė kėnaqur qė paqja, stabiliteti dhe zhvillimi po vazhdon edhe mė tutje nė kėtė vend", tha Fujiaski.
ECIKS/Balkanweb
|