|
Perritt: Problemi i privatizimit qėndron te drejtuesit e tij
Prishtinė, 20 janar 2004 - Legjislacioni pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė ėshtė i pėrkryer. Pėr kėtė ekziston mbėshtetja e OKB-sė, blerėsit e ndėrmarrjeve shoqėrore janė seriozė, por problemi i vetėm pėr vazhdimin e privatizimit nė Kosovė janė dy drejtuesit e tij, gjermani Nikolaus Lambsdorff dhe italiania Mari Fucci, tė cilėt pėr gjashtė muaj po mbajnė peng privatizimin dhe nuk po kuptojnė punėn e tyre, thotė pėr Biznesin Henry Perritt, profesor i sė drejtės nė Institutin amerikan tė Ilinoisit.
Henry Perritt, profesor i sė drejtės nė Institutin e Ilinoisit pėr Teknologji, ka punuar nė disa projekte pėr Kosovėn. Ai tha se privatizimi nė Kosovė ka filluar me shumė sukses verėn e kaluar, por qė nga ardhja e ambasadorit evropian Nikolaus Lambsdorff nė krye tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), e cila udhėheq me procesin e privatizimit, dhe njėkohėsisht shef i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, dhe drejtoreshės menaxhuese tė AKM-sė, Mari Fucci, suksesin e privatizimit e shndėrruan nė dėshtim.
Pasi u shqyrtuan tė gjitha ēėshtjet nga ekspertėt ligjorė tė Kombeve tė Bashkuara u krijua korniza shumė e mirė ligjore, u shpallėn tenderat e parė pėr privatizim, u siguruan 34 milionė euro investime, nė krye tė AKM-sė vijnė Nikolaus Lambsdorff dhe Mari Fucci dhe pėr gjashtė muajt e fundit asgjė nuk ka ndodhur, shprehet profesori Perritt, i cili ka punuar nė disa studime tė organizatave ndėrkombėtare pėr Kosovėn.
Ne kemi premtime dhe prova tė mėdha se privatizimi mund tė jetė i suksesshėm, ajo qė mungon tani ėshtė qė udhėheqja tė vendosė qė procesi tė shkojė pėrpara. Por dy drejtuesit e AKM-sė nuk kanė ofruar kreativitet tė udhėheqėsve pėr ta ēuar procesin pėrpara, thotė Perritt.
Perritt, i cili ka punuar edhe nė administratėn e ish-presidentit amerikan Gerald Ford, me njė pėrvojė dhjetėravjeēare nė tė drejtėn ekonomike, thekson se baza juridike pėr privatizimin ėshtė shumė e mirė dhe secili qė di diēka rreth privatizimit dhe organizimit tė ndėrmarrjeve, e kupton se privatizimi mund tė vazhdohet pa asnjė pengesė.
Alibitė pėr bllokimin e privatizimit
Privatizimi nė Kosovė juridikisht nuk ėshtė i bllokuar, por nė fakt ai nuk ėshtė duke vazhduar pėr shkak tė neglizhencės sė drejtuesve tė procesit.
Deri mė tani vetėm njė ndėrmarrje ėshtė privatizuar pas ndėrprerjes qė iu bė kėtij procesi mė 6 tetor nga ana e Nikolaus Lambsdorffit me arsyetimin se baza ligjore pėr privatizimin ėshtė e paqartė dhe se nevojitet imuniteti pėr personelin e AKM-sė.
Profesori amerikan i sė drejtės nuk pajtohet me kėto konstatime. Kjo ėshtė njėsoj sikur njė thėnie popullore nė Amerikė, kur njerėzit pretendojnė njė problem qė nė fakt nuk ekziston, thekson ai.
Ai konstaton se Rregullorja 2002/12 qė ėshtė bazė ligjore pėr AKM-nė dhe Rregullorja 2002/30 i japin asaj nė mėnyrė tė qartė kompetencat pėr privatizim.
Pėr ēdo ditė vonesė tė kėtij procesi vlera e ndėrmarrjeve shoqėrore do tė ulet. Ēdo ditė vonesė do tė thotė njė investitor mė pak i interesuar qė tė investojė nė Kosovė, tha ai.
Perrit e quan tė paarsyeshėm edhe riorganizimin e personelit tė AKM-sė, sipas sė cilit menaxherėt e USAID-it dhe ata vendės janė vendosur nė pozita periferike dhe tė parėndėsishme.
Nėse kemi njė personel tė mirė, unė nuk e di pse drejtuesit duhet ti injorojnė ata. Ata njerėz verėn e kaluar filluan privatizimin dhe bėnė punėt mė tė suksesshme nė ekonominė e Kosovės dhe pėr ēarsye tė vijė dikush dhe tė bllokojė gjithė kėtė punė? Kjo ėshtė joracionale pėr mua, thotė ai.
Sipas tij, mėnyra mė e mirė e veprimit do tė ishte vazhdimi i privatizimit qė nesėr, ndėrsa tė gjitha kontestet, pakėnaqėsitė dhe paditė ti lihen Gjykatės Supreme tė Kosovės. Ajo qė mungon nė procesin e privatizimit ėshtė qė Bordi i AKM-sė tė mbajė premtimin pėr nėnshkrimin e 17 kontratave tė fituesve tė tenderėve.
Ai tha se puna e Lambsdorffit dhe Fucci-t ėshtė qė tė vazhdohet me privatizimin, tė cilėt gjashtė muajt e fundit kanė arritur rezultate zero.
Profesori Perritt ka qenė nė Kosovė para dhe pas luftės me organizata ndėrkombėtare qė janė marrė posaēėrisht me ēėshtje ekonomike. Perritt ka punuar nė dhjetėra ligje ekonomike nė SHBA qė kanė tė bėjnė me teknologjinė, punėsimin dhe ēėshtjet ndėrkombėtare.
ECIKS / Biznesi
|