|
Fucci i kėrcėnohet Kryeministrit Rexhepi
Prishtinė, 20 janar 2004 - Nė letrėn e Kryeministrit Rexhepi, dėrguar shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri mė datėn 1 dhjetor tė vitit tė kaluar, Kryeministri ka shprehur brengat e tij, pėr ndėrprerjen e procesit tė privatizimit dhe emėrimin e drejtoreshės sė AKM-sė nga udhėheqėsi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut pa konsultuar Qeverinė e Kosovės. Sipas Kryeministrit drejtoresha e AKM-sė ka konflikte serioze tė interesit nė fushėn e privatizimit dhe nuk mund tė marrė vendime nė emėr tė AKM-sė.
Ai gjthashtu e ka akuzuar Maria Fuccin pėr lidhje me kompanitė nė Serbi dhe Republikėn Serbe.
Drejtori menaxhues mundet ti mbrojė ose interesat e atyre kompanive nė Serbi dhe Republikėn Serbe, ose do ti mbrojė interesat e ndėrmarrjeve nė Kosovė, mirėpo jo qė tė dyjave, meqė ato janė reciprokisht pėrjashtuese, thuhet ndėr tė tjera nė letrėn e Kryeministrit dėrguar Holkerit mė 1 dhjetor tė vitit tė kaluar.
Drejtoresha e AKM-sė Mari Fucci ka mohuar tė gjitha kėto akuza. Ajo nė letrėn dėrguar shefit tė Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut Nicolaus Lambsdorf, ka shpjeguar rreth angazhimeve tė saj tė deritashme nė detyra tė ndryshme qė kishin tė bėnin me privatizimin nė Bosnjė dhe Republikėn Serbe qė prej vitit 1997. Ajo gjithashtu ka sqaruar edhe pėr emėrimin e saj nė krye tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, qė sipas saj anėtarėt e Bordit tė AKM-sė i ushtrojnė tė drejtat dhe obligimet e tyre ashtu si ėshtė paraparė nė rregullore. Akuzat shpifėse dhe falco tė Kryeministrit kundėr meje, seriozisht e pengojnė aftėsinė time qė ti kryej pėrgjegjėsitė e mia tė tashme duke e rrezikuar kredibilitetin tim nė publikun kosovar. Po qė se kėto akuza shpifėse vazhdojnė, unė nuk do tė kem zgjedhje tjetėr pos qė ta vazhdoj ēėshtjen nė gjyq. Do tė dėshiroja po ashtu ta kėshilloj zotėri Rexhepin se poqėse nxitem ta marr kėtė lloj veprimi aktakuzėn time nuk do ta kufizoj vetėm nė gjykatat kosovare, thuhet nė fund tė letrės sė drejtoreshės sė AKM-sė Mari Fucci, drejtuar shefit tė Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut Nikolaus Lambsdorf, mė 21 dhjetor tė vitit tė kaluar.
ECIKS / RTKLive
|