|
Asgjė e re rreth privatizimit
Prishtinė, 20 Janar 2004 - Kryeminstri i Kosovės, Dr. Bajram Rexhepi, pas takimit tė sė hėnės qė zhvilloi me pėrfaqėsuesit e administratės ndėrkombėtare dhe tė Agjensisė Kosovare tė Mirėbesimit, ka paralajmėruar se nėse procesi i privatizimit nuk vazhdon, atėherė mund tė vijė deri te ngrirja e raporteve ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe AKM-sė. Edhe pse Qeveria e Kosovės, ditė mė parė kishte kėrkuar nga shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri qė tė definohen raportet dhe pėrgjegjėsitė ndėrmjet AKM-sė dhe Qeverisė sė Kosovės, asnjė rezultat nuk u arrit edhe pas takimit tė sotem qė zgjati mė shumė se dy orė. Kabineti qeveritar i kryeministrit Rexhepi nė takimin e sė hėnės me shefin e administratėn ndėrkombėtare tė UNMIK-ut, Hari Holkeri dhe pėrfaqėsuesit e AKM-sė kanė diskutuar kryesisht rreth procesit tė privatizimit. Ndėrkohė, Qeveria e Kosovės, edhe njėherė ka shprehur pakėnaqsinė me rrejdhat e privatizimit dhe punėn e AKM-sė. Kryeministri i Kosovės Dr. Bajram Rexhepi ka bėrė tė ditur se qeveria e tij qėndron prapa kėrkesave tė mėhereshme, duke pėrmednur kėtu disa nga pikat qė janė thyer nga drejtoresha menaxhuese e AKM-sė, Maria Fucci dhe udhėheqėsi i shtyllės sė IV-tė tė UNMIK-ut Nicolaus Lambsdorf.
Rexhepi kishte paralajmėruar largimin e atyre qė po e bllokojnė privatizimin, nė mėnyrė qė ky proces tė shkojė pėrpara, kurse edhe gjatė takimit tė sotėm ka ripėrsėritur qėndrimin e Qeverisė sė Kosovės qė tė definohen raporet e ekzekutivit dhe AKM-sė, duke pėrmendur edhe emra, sepse siē u shpreh ai, nė shumicėn e rasteve menaxhimi i keq ka qenė njė nga shkaktarėt i ngecjes sė procesit tė privatizmit.
ECIKS / BalkanWeb
|