|
AKM do tė propozojė ndryshime nė planin pėr privatizim
Prishtinė, 19 janar 2004 Ēėshtja e privatizmit nė Kosovė, megjithė deklarimet e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar se ky proces do tė vazhdojė, duket se ka hyrė serish nė njė fazė tė re tensionesh nė mes autoriteteve ndėrkombėtare dhe atyre vendore. Qeveria e Kosovės, ka kėrkuar nga shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, qė tė organizojė njė takim sė bashku me shefin e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Nikollas Llambsdorf, pėr tė definuar qartė raportin e pėrgjegjėsive ndėrmjet Qeverisė dhe administratės ndėrkombėtare nė AKM, agjensi kjo pėrgjegjėse pėr privatizimin nė Kosovė dhe qė nga udhėheqėsit kosovar cilėsohet pengesė e procesit tė privatizimit. Zėdhėnėsja e Qeverisė Mimoza Kusari, thotė se mosdefinimi i raporteve nė mes tė Qeverisė dhe UNMIK-ut, pėr privatizimin ka bėrė qė ky proces, rrjedhat e te cilit akoma nuk jane te qarta, disa herė tė bllokohet.
Kabineti i kryeministrit tė Kosovės, kėtė kėrkesė dhe kėtė pakėnaqėsi e ka bėrė nė formė tė shkruar, mirėpo, akoma nuk ka marrė pėrgjigje nga kryeadministratori i Kosovės, Harri Holkeri. Sidoqoftė, sė shpejti bordi i AKM-sė, do te takohet sėrish pėr tė diskutuar kėtė proces, mirėpo, ka pak gjasė qė nga takimi i nesėrm tė rezultojė ndonjė vendim pėr vazhdimin e procesit tė privatizimit. Udhėheqėsi i ketij bordi, Nikollas Llambsdorf, ka deklauar se lista e re e ndėrmarrjeve shoqėrore qė do tė tenderohen do tė publikohet brenda disa ditėsh, mirėpo, nuk ka caktuar se kur. Ai po ashtu ka deklaruar se disa aspekte tė shitjes, ka ende mundėsi qė tė ndryshojnė me qėllim qė punėtorėt e kompanive tė privatizuara tė kenė mė tepėr mbrojtje duke bėrė tė ditur se detajet e kontratave tė shitjes ende janė nė rishqyrtim.
Sidoqoftė, data e shpalljes se raundit tė tretė tė tenderėve pėr ndėrmarrjet shoqėrore varet nga aprovimi i ndryshimeve tė kėrkura nga politikat operacionale tė AKM-sė dhe rregullave tė shitjes nga ana e Bordit tė kesaj agjencie. Zyrtarė tė kėsaj tė fundit kanė deklaruar se AKM ėshtė duke i pėrgatitur propozimet pėr ndryshime qė do t'i prezentohen Bordit dhe ai do tė vendosė pėr to. Megjithatė, kėto ndryshime priten tė sqarohen kėto ditė nga drejtoresha e AKM-se, Maria Fucci, pėr tė cilėn Qeveria e Kosovės vazhdon tė kėmbėngulė nė dorėheqjen e saj. Kjo dhe disa persona tė tjerė nga radhėt e ndėrkombėtarėve janė sipas kryeministrit, pengesa kryesore qė kanė kane bllokuar procesin e privatizimit.
ECIKS / DWelle
|