|
KEK: Kriza eliminohet me ndėrtimin e linjes me Shqipėrinė
Prishtinė, 19 janar 2004 Mėnyra mė e shpejtė dhe mė e lirė pėr tė kaluar krizėn energjetike nė Kosovė, ėshtė ndėrtimi i linjės sė importit 400 kilovolt me Shqipėrinė. Kėshtu thonė drejtuesit e Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK). Menaxheri ndėrkombėtar i KEK-ut, Ēarls Braun, thekson se ndėrtimi i termocentraleve ose hidrocentraleve ka njė kosto tė papėrballueshme pėr Kosovėn, sikurse qė ndėrtimi i tyre merr kohė tė gjatė. Mėnyra mė e mirė e furnizimit me energji elektrike, pėr Kosovėn ėshtė ndėrtimi i linjės 400 kilovolt me Shqipėrinė dhe kėmbimi i rrymės,-tha kreu ndėrkombėtar i KEK-ut. Sipas tij, nėpėrmjet kėsaj linje, KEK-u do tė dėrgonte rrymė pėr Korporatėn Elektroenergjetike tė Shqipėrisė, kur ka teprica, sidomos gjatė natės, ndėrsa ata do ta kthenin borxhin kur kanė teprica.
Ideja pėr kėmbimin e energjisė elektrike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, ka ardhur duke ditur se Kosova ka teprica tė energjisė gjatė verės, ndėrsa mungesa gjatė dimrit, ndėrsa nė Shqipėri ėshtė e kundėrta, sepse kapacitetet energjetike shqiptare janė tė bazuara nė hidrocentrale me ujė. Banka Botėrore ka ndarė njė shumė tė mjeteve nė vlerė prej 1.1 milionė dollarė pėr hartimin e projektit zbatues tė largpėrēuesit Shqipėri-Kosovė. Ideja pėr ndėrtimin e termo- apo hidrocentraleve nuk i duket me vend kreut tė KEK-ut. Ai tha se nėse supozohet ndėrtimi i njė hidocentrali nė Prizren, do tė duheshin gjashtė vjet, dhe gjatė kėsaj kohe nuk do tė kishte prodhim tė energjisė. Ndėrtimi i hidrocentralit kushton rreth 60 euro pėr njė megavat. Sipas kėtyre pėrllogaritjeve, Kosovės i nevojiten tė paktėn 200 milionė euro, tė cilat vėshtirė se mund tė sigurohen, duke llogaritur buxhetin e varfėr tė Kosovės. Menaxheri i KEK-ut shprehet se Kosovės nuk i nevojitet ndonjė termocentral i ri. Blloqet e Kosovės A janė mė tė reja sesa shumica e termocentraleve nė Evropėn Juglindore dhe atyre ju nevojitet vetėm riparimi i mundshėm. Nėse i ndėrroni kazanėt, i ndėrroni elektrostatikėt, nėse e pėrmirėsoni sistemin e kontrollit, kostoja e pėrgjithshme e Kosova A3, A4 dhe A5 do tė jetė mė pak sesa 50 milionė euro, -tha ai dhe shtoi se nė kėtė mėnyrė do tė fitohen tri blloqe tė reja qė do tė funksionojnė tė paktėn edhe 10 deri 15 vjet. Nė 5 vitet e fundit Kosova po ballafaqohet me problemet e furnizimit me energji elektrike, pėr shkak tė mungesės sė riparimit tė termocentraleve gjatė viteve 90 dhe dėshtimit tė qindra miliona euro investimeve nė energjetikė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare.
ECIKS / Shekulli
|