|
Intensifikohet tregtia e lirė Shqipėri-Kosovė
PRISHTINĖ, 17 JANAR 2004 - Kėmbimet tregtare ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė janė intensifikuar si rezultat i marrėveshjes sė tregtisė sė lirė dhe po reflektohen edhe me furnizimin mė tė mirė tė tregut me mallra dhe ulje tė ēmimeve. Ky ka qenė pėrfundimi i specialistėve tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė.
Mujė Gjonbalaj, kėshilltar nė Ministrinė e Tregtisė, u shpreh pėr "Biznesin" se "ka njė rritje tė dukshme tė tregtisė sė lirė me Shqipėrinė muajt e fundit, ndonėse nė kėmbimet tregtare ndėrmjet dy vendeve po dominojnė pemėt, perimet dhe produktet bujqėsore". Pėr tė informuar sa mė mirė komunitetin e biznesit nė Shqipėri dhe Kosovė nė lidhje me marrėveshjen e tregtisė sė lirė, Oda Ekonomike e Kosovės(OEK) dhe Dhoma e Tregtisė sė Shqipėrisė do tė organizojnė mė 26 janar, nė Prishtinė, njė takim me biznesmenėt e dy vendeve, tha Gjonbalaj. Organizimi i kėtij kėshillimi do tė bėhet pėr tė hequr disa dilema rreth interpretimit tė disa elementeve tė marrėveshjes.
Sipas zyrtarėve, produktet qė po importohen nga Shqipėria nė Kosovė janė kryesisht produkte bujqėsore, tė tekstilit, metalike e ndėrtimore.
Marrėveshja e tregtisė sė lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės ka filluar tė zbatohet qė nga 1 tetori i vitit tė kaluar. Me anė tė saj 50 pėr qind e mallrave qė tregtohen ndėrmjet dy vendeve nuk do tė ngarkohen me taksė doganore.
Kjo marrėveshje parasheh liberalizim tė menjėhershėm tė 50 pėr qind tė mallrave tė tregtuara ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė. Nė gjashtė vitet e ardhshme 90 pėr qind e tregut do tė liberalizohet hap pas hapi. Vetėm disa mallra industriale dhe disa mallra bujqėsore do tė ngelin tė pambrojtura.
ECIKS / BIZNESI
|