|
AKM nuk bisedon pėr privatizimin, qeveria e pakėnaqur
Prishtinė, 15 janar 2004 Dje pasdite ėshtė mbajtur takimi i Bordit te Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, takim ky i pari pėr kėtė vit. Nė rend dite tė kėtij takimi kanė qenė KEK-u, Aeroporti i Prishtinės dhe ndėrmarrjet publike. Problemet e krijuara nė privatizim, dhe fokusimi nė kėtė ēėshtje i Bordit tė AKM-sė, kanė lėnė anash diskutimet pėr kompanitė publike nė Kosovė, ku siē thotė shefi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, janė disa ēėshtje urgjente pėr t'u diskutuar mė parė.
Qeveria e Kosovės sakaq, ėshtė e pakėnaqur me rrjedhėn e privatizimit dhe punėn e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit. Nė mbledhjen e saj ajo ka kėrkuar nga shefi i UNMK-ut, Hari Holkeri, takim tė pėrbashkėt ndėrmjet Qeverisė dhe shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, pėr definimin e raporteve dhe pėrgjegjėsive nė mes saj dhe AKM-sė. Qeveria nė takimin e sotėm ka diskutuar edhe pėr shtatė zyrat e reja qė do tė hapen nė kuadėr tė Kryeministrisė.
ECIKS / QiK
|