|
Nė Kosova B u dogjėn cigare nė vlerė prej 1 milion euro
Prishtinė, 15 janar 2004 Dje termocentrali Kosova B prodhoi mė tepėr rrymė, nė sajė tė energjisė qė do tė lirohet nga djegia e cigareve kontrabandė, qė vlejnė 1 milion, tė cilat janė konfiskuar nga doganat e Kosovės.
Kris Litičre, zyrtar i UNMIK-ut tha gjatė njė konference me gazetarė nė Prishtinė se Shėrbimi Doganor do tė shkatėrrojė sasi tė cigareve tė kontrabanduara dhe tė konfiskuara nga doganierėt e UNMIK-ut.
Sipas tij, vlera e cigareve tė konfiskuara ėshtė rreth 1 milion, tė cilat nėse do tė futeshin nė tregun e Kosovės supozohet se do ta varfėronin buxhetin me 400 mijė euro.
Nuk ėshtė bėrė publike se kur dhe nga kush janė konfiskuar cigaret e kontrabanduara.
UNMIK-u ka njoftuar gjithashtu se tė mėrkurėn ėshtė dita e fundit deri kur tė gjitha cigaret nė Kosovė mund tė shiten pa banderola (pullė fiskale). Pas kėsaj dite tė gjitha cigaret, sipas ligjit, ėshtė e detyruar qė tė kenė banderolat.
Ende nuk ėshtė e qartė se cili do tė jetė fati i cigareve nė vlerė prej milionė euro qė po shiten nė tregun e Kosovės, ose qė gjenden stoqe. Nėse UNMIK-u i pėrmbahet zotimit, ato do tė konfiskohen dhe do tė pėrfundojnė nė zjarrin e termocentraleve tė Kosovės.
Doganat e Kosovės i kanė prodhuar banderolat dhe i kanė dėrguar ato para disa muajsh te prodhuesit e duhanit. Vendosja e etiketave sipas zyrtarėve synon pengimin e kontrabandimit, luftimin e kriminalitetit tė organizuar dhe krijimin e mjedisit stabėl ekonomik nė tėrė rajonin pėr ti inkurajuar investimet e jashtme.
ECIKS / Biznesi
|